Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U mbyllën LOD PyeongChang 2018, mirupafshim në Beijing 2022

25.02.2018 20:15:15

Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, janë mbyllur të dielën me ceremoninë mbyllëse të organizuar në stadiumin olimpik të PyeongChangut në Korenë e Jugut. Pas 16 ditësh gara, LOD PyeongChang 2018 u mbyllën në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga organizatorët.
Flamuri i Kosovës valoi edhe në mbyllje, ku edhe këtë herë bartës i tij ishte skitari, Albin Tahiri, që përfaqësoi vendin tonë në pesë disiplina të skijimit alpin.
Ai parakaloi bashkë me bartësit tjerë të flamujëve, kurse më pas parakaluan të gjitha ekipet olimpike, përfshirë këtu edhe ekipin tonë olimpik në përbërje: Agim Pupovci, trajner i Albinit, Bujar Turjaka, shef i misionit dhe Kushtrim Krasniqi, zyrtar për media.
Pas koreografive të shumta, ceremoninë e mbylli edhe zyrtarisht presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Ai ia dorëzoi flamurin e KON-it, presidentit të Kinës, Xi Jinping, në vendin e të cilit do të mbahen Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Pekin 2022, në të cilat edhe Kosova pritet të marrë pjesë.
Faleminderit PyeongChang 2018, mirëupafshim në Beijing 2020.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0