Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019 do të mbahen prej 21-30 qershor 2019 në Minsk të Bjellorusisë. Në to do të marrin pjesë 50 shtete, 15 sporte me 23 disiplina të ndryshme dhe më shumë se 4 mijë sportistë. Kosova synon të fitojë sa më shumë medalje, pas të bronztës të fituar në Baku 2015, me xhudisten, Nora Gjakova.
Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike
Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.