Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Figura të shquara të sportit, politikës dhe artit begatuan Gala Mbrëmjen për 3-vjetorin e KOK-ut në KON dhe 25-vjetorit të themelimit të KOK-ut

11.12.2017 12:41:57

Personalitete të larta të sportit, politikës dhe artit, kanëbegatuar Gala Mbrëmjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, e cila u mbajt për tëshënuar 3-vjetorin e anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtardhe 25-vjetorin e themelimit të KOK-ut.

Mysafiri më i veçantë ishte presidentii Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), z. Sheikh AhmadAl-Fahad Al-Sabah, i cili është edhe president i Këshillit Olimpik të Azisë dheFederatës Aziatike të Hendbollit.

Presidenti Al Sabah që përmes videove në formë dokumentari,pa historikun e sportit kosovar nga viti 1991, uroi përvjetorët e KOK-ut.

“Ne jemi krenar për ju, krenar që ju kemi pranuar me suksesnë KON dhe ANOC dhe, edhe më krenar na bëtë në LO RIO 2016, ku krahas valimittë flamurit tuaj, fituat edhe medalje olimpike. Ju dhatë shembull në LO se nukkeni ardhur vetëm për numër në Lojërat Olimpike, por edhe për të fituar medaljedhe kjo na gëzoi edhe ne”, tha ndër të tjera në fjalimin e tij, z. Al Sabah.

Në shenjë falënderimi për gjithë përkrahjen e bërë përsportin e Kosovës, presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani i dhuroi figurën“Vrapuesja Ilire”, kurse Majlinda Kelmendi e nderoi me librin “Debutimi iArtë”, botuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Kërkesat tona të drejta, lobimi permanent, rezultatet eshkëlqyera të sportistëve e trajnerëve do të ishin të kota sikur mos ta kishimmirëkuptimin e vendimmarrësve ndërkombëtarë, prandaj jemi takuar sot për tëshprehur konsideratën dhe respektin e lartë për të gjithë ata që bënë të mundurqë sportistët e Kosovës të trajtohen të barabartë me sportistët nga e mbarëbota”, tha ndër të tjera, z. Hasani.

Majlinda Kelmendi zbuloi se momenti kur e ka lënduar më sëshumti ka qenë pikëpyetja nëse Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike,derisa shprehu falënderime të shumta për kontributin e z. Al Sabah, sikursetrajneri i saj, Driton Kuka, i cili shtoi se përmes Majlindës kemi arritur t’itregojmë botës vlerat tona.

Më pas, Majlinda Kelmendi u ngrit në “qiellin e shtatë” ngakryeparlamentari z. Kadri Veseli. “12 qershori njihet si heronjtë e luftës, porti vërtetë je heroina jonë dhe rinia jonë duhet ta ndjekin rrugën tuaj”, tha z.Veseli.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe ministripër MKRS, z. Kujtim Gashi, si dhe fituesi i medaljes së bronztë në LO LosAngelos 1986, z. Aziz Salihu.

Mbrëmjen e organizuar në Hotel Emerald e begatoi edhe mëshumë prania e artistes së madhe, bilbilit të Kosovës, znj.Nexhmije Pagarusha,kënga e së cilës “Baresha” hapi Gala Mbrëmjen, që u transmetua LIVE në RTK dhenga Kosova Press. Po ashtu, në skenë performuan edhe Ansambli Shota, çifti ngatrupi i baletit kombëtar të Kosovës, grupi Strings etj.

Krejt në fund, KOK-u ndau edhe dhurata simbolike përpresidentët dhe përfaqësuesit e Komiteteve Olimpike të Shqipërisë, Maqedonisë eMalit të Zi.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0