Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U çertifikua edhe Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës

09.07.2017 15:33:39

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka çertifikiar dhjetëra zyrtarë, administratorë, trajnerë e shenjëtarë të Federatës së Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, të cilët për tri ditë radhazi vijuan kursin bazik për administratorë të sportit.
Kjo federatë pati fatin që atyre t’u ligjërojnë edhe znj. Pamela Vipond, zëvendësdrejtoreshë e Solidaritetit Olimpik (SO) të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), të cilët njëherit janë mbështetësit këtyre kurseve dhe z.Gianluca De Angelis, menaxher administrativ i Komitetit Olimpik Evropian (KOE), të cilët për disa ditë vizituan KOK-un.
Krahas tyre, ligjëruan edhe: z. Besim Hasani, drejtor kombëtar për kurse, SO-KON, z. Ibër Alaj, Memos 19, SO-KON, dhe znj. Elda Gjoka, Drejtoreshë e Kursit Kombëtar nga SO i KON-it.
Pjesëmarrësit morën njohuri të shumëta rreth administrimit sportiv të një klubi, federate, për qeverisje të mirë dhe njohuri tjera.
Kryetari i federatës, z.Gëzim Hazrolli, në emër të pjesëmarrësve, falënderoi KOK-un për organizimin e këtij kursi.
Ky ishte kursi i nëntë i organizuar këtë vit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, derisa deri në fund të vitit pritet të mbahen gjithësej 14.
Edhe këtë herë, ligjëratat u mbajtën në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët njëherit janë sponsor të KOK-ut.



 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0