Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Federata e Pingpongut të Kosovës përfundoi me sukses kursin bazik për administratorët e sportit

16.10.2017 11:32:36

Dhjetëra administratorë të Federatës së Pingpongut të Kosovës, klubeve, trajnerë dhe pinpongistë janë çertifikuar të dielën, pas vijimit tre ditorë të kursit bazik për administratorë të sportit, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Vijuesve të kursit u ligjëruan: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, si dhe Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.
Në ditën e fundit (të dielën), i pranishëm në kurs ishte edhe kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, z.Nehat Çitaku.
I pari i FPPK-së, z.Çitaku, falënderoi KOK-un për organizimin e këtij kursi, i cili ndihmoi administratorët e kësaj federate të familjarizohen dhe të debatojnë për planin strategjik, vizionin, misionin dhe objektivat strategjike, si dhe planin veprues për realizimin e objektivave strategjike.
Pas pingpongut, kursin e njëjtë do ta vijojnë edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ajo e Basketbollit dhe Peshëngritjes, që do ta qojnë në 14 numrin e përgjithshëm të kurseve të organizuara këtë vit.
KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështetë ngritjen e kapaciteteve të administratorëve të sportit dhe trajnerëve. Pikërisht Federata e Pingpongut të Kosovës është njëra nga 11 federatat që do ta vijojë edhe trajnimin për trajnerë gjatë këtij viti.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0