Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK-u u themelua më 27 maj 1992, president u zgjodh Veton Surroi

22.09.2017 14:37:48

Në përputhje me vendimin e kryesisë së Bashkimit të Shoqatave të Pavarura të Sporteve të Kosovës të Repuvlikës së Kosovës, më 27 maj 1992, në Prishtinë, u mbajt mbledhja konstituive e Komitetit Olimpik të Kosovës, në të cilën u themelua institucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik i Kosovës.Mbledhja u mbajt në objektin e Rilindjes në Prishtinë, në të cilën vepronte gazeta e përditshme “Rilindja”.
Mbledhjen e kryesoi Muhamet Berisha, kryetar i Këshillimit Nismëtar.
Sejdi Mërkoja konstatoi se të pranishëm janë 43 delegatë, që vinin nga  13 Federata Sportive Olimpike, Asociacioni i Gazetarëve Sportivë, Asociacioni i Mjekëve të Medicinës Sportive dhe Fakulteti i Kulturës Fizike të Universitetit të Prishtinës.
Më pas, në bazë të Kartës Olimpike, u miratua statuti i KOK-ut nga të gjithë delegatët, të cilëve një javë më herët iu ishte dorëzuar statuti.
Më pikën e tretë të rendit të ditës ishte zgjedhja e presidentit dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv për ciklin olimpik 1992 – 1996.
Pjesëmarrësit, me vota të fshehta zgjodhën kryesinë prej nëntë anëtarësh, kurse me aklamacion detyra e kryetarit iu besua, Veton Surroit, veprimtar i shquar politik.
Nënkryetar u emërua prof.dr. Behlul Brestovci. Zgjedhja e sekretarit mbeti detyrë e kryesisë (në mbledhjet e ardhshme u zgjodhë Muhamet Berisha) që ta zgjedhë në mbledhjet e ardhshme.
Anëtarë nderi të KOK-ut u zgjodhën: Dr.Ibrahim Rugova, prof.dr. Pajazit Nushi, ing.Nazmi Mustafa dhe prof.Halim Hyseni.
Themelimin e KOK-ut, dashamirët e sportit, si edhe vetë sportistët e pritën me një kënaqësi të posaçme, sepse edhe kjo formë e veprimit jo vetëm që është përcaktim gjithëpopullor, por merret edhe si rezistencë paqësore ndaj okupuesit serb.
Pas këtij akti solemn të themelimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, u tha se sa e këndshme do të jetë dita kur sportistët kulminantë kosovarë, në vend të afirmimit të një krijese artificiale shtetërore që quhej Jugosllavi, në shfaqjet sportive ndërkombëtare dhe në Lojërat Olimpike do të luftojnë për afirmimin e vendit të vet – shtetit më të ri në Ballkan, Kosovës.

Bordi i parë Ekzekutiv i KOK-ut 1992 - 1996

1.    Veton Surroi, president
2.    Behlul Brestovci, nënkryetar
3.    Muhamet Berisha, sekretar gjeneral
4.    Mentaz Allajbegu, anëtar (mundje)
5.    Esat Stavileci, anëtar (basketboll)
6.    Burim Hatipi, anëtar (gazetar)
7.    Aziz Salihu, anëtar (boks)
8.    Fahri Buçinca, anëtar (hendboll)
9.    Hysen Rakovica, anëtar (atletikë)

Këshillin Mbikëqyrës e përbënin tre anëtarët:
Ismail Hyseni

Bedri Hamza

Adem Fejzullahu



Ndërsa, anëtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës, pos anëtarëve të Lidhjeve Republikane të sporteve olimpike, u zgjodhën edhe punëtorët ish-sportistë meritorë si:

Hysen Syla, Fadil Vokrri, Mustafë Syla, Muhamet Berisha, Mehmet Bogujevci, Sefedin Reçiva, Agim Kasapolli dhe Isak Latifi.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0