Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK nënshkroi kontratën e parë të marketingut – mirë se vjen Hotel Sirius

02.06.2017 10:35:02

Në prani të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, presidenti i KOK-ut Besim Hasani dhe drejtori ekzekutiv i Hotel Sirius, Drilon Ahmeti, në zyrën e KOK-ut nënshkruan marrëveshjen e partneritetit që shënon rrugëtimin 5-vjeçar marketing të dy institucioneve.

Procesi u udhëhoq nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, me konsulencen e dy ekspertëve të marketingut olimpik, Damjan Pintar (Slloveni) dhe Elda Gjoka (Shqipëri) të dërguar nga Solidariteti Olimpik për të asistuar profesionalisht programin e Marketingut të KOK-ut 2016-2020.
Përpara firmosjes, Drilon Ahmeti CEO i Hotel Sirius u shpreh se: “Hotel Sirius dhe familja jonë e ka nderë që të mund të bashkohet mbështetjes për ekipin Olimpik të Kosovës dhe Komitetin Olimpik. E bëjmë me zemër dhe besojmë në vlerat e përbashkëta dhe jam i nderuar të mirëpres këtë bashkëpunim dhe në SIRIUS Hotel do të çmojmë dhe do të shtojmë vlerë për elitat tona sportive dhe vlerat e kombit".
Besim Hasani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, shprehu kënaqësinë për virtytet dhe përkushtimin e konsideratën e drejtuesëve e stafit të Hotel SIRIUS për hyrjen në këtë partneritet. Për 5 vite, ekipi olimpik dhe KOK-u e familja sportive, do të bashkërrugëtojnë në partneritet me SIRIUS Hotel dhe do të ndajmë së bashku krenarinë dhe sukseset e arritjeve të përbashkëta. Shërbimet e këtij hoteli janë dobi dhe cilësi në mbështetje të sukseseve të sportistëve më cilësorë drejt arritjes së medaljes olimpike.
Në mënyrë solemne u duartrokit nga Bordi shtrëngimi i duarëve mes dy drejtuesëve dhe presidenti Hasani i dorëzoi emblemën e logos së kompozuar KOK-Sirius Hotel, partner i Komitetit Olimpik të Kosovës, 2016-2020.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0