Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mabetex Group, partner ekskluziv Gjeneral i Komitetit Olimpik të Kosovës për ciklin olimpik 2016-2020

16.06.2017 10:54:30

MABETEX Group dhe familja Pacolli zgjedhin vazhdimësinë e mbështetjes ekselente për sportin duke u bërë Partner Ekskluziv Gjeneral i Komitetit Olimpik të Kosoves nga RIO për në TOKYO. Një moment domethënës për të gjithë në Lëvizjen Olimpike në Kosovë.
Më datë 15/06/2016 në Prishtinë, në mesditë u nënshkrua Marrëveshja e Partneritetit mes KOK dhe Mabetex Group si Partneri Ekskluziv Gjeneral. 
 Një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm ky për bazat e fuqishme të përparimit të Kosovës drejt Lojrave Olimpike RIO 2016 e deri në Tokyo 2010, me synimin e përbashkët: Medaljen e Artë.
Në konferencë ishin të pranishëm anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK, Përfaqësi të Larta të Mabetex Group dhe përfaqësues të Medias. Të pranishëm ishin edhe dy ekspertët e jashtëm të Marketingut të dërguar nga Solidariteti Olimpik që punuan me Presidentin e KOK Z. Besim Hasani për strukturën zyrtare të Programit Marketing 2016 – 2020 të KOK . Strukturë kjo e cila u ndërtua në datë 24 Mars 2016 dhe që rezultatet e saj janë duke vënë në vijë suksesin e programit marketing, duke i bërë të mundur KOK të vijojë komunikimet intensive për fushatën e Lojrave Olimpike RIO 2016. 
Gjate konferencës, Z. Hasani shprehu mirëseardhjen zyrtarisht si Partner Gjeneral Ekskluziv MABETEX Group në familjen Olimpike të Kosovës. “Në emër të të gjithëve ne çmojmë kontributin e vazhdueshëm që Mabetex group dhe familja Pacolli japin në vazhdimësi për fushat e rëndësishme të jetës shoqërore, e veçanërisht për Sportin dhe Olimpizmin. Ëndrra jonë e përbashkët na çon me vetëbesim drejt RIO, duke besuar që tashmë ne mund të ofrojmë mbështetje akoma më të mëdha dhe më të fuqishme për sportistët tanë pjesëmarrës në Lojrat Olimpike.”
 Nga ana e tij, z. Islam Pacolli u shpreh se Familja Pacolli dhe Mabetex Group kanë qenë gjithmonë të fokusuar në vlera, ekselencë, vullnet për unitet dhe përparim. Ai dëshiron që me anë të kësaj marrëveshje që zyrtarizon vazhdueshmërinë e mëtejshme të frymës mbështetëse dhe bashkëpunuese që vlerat e Mabetex Group dhe familjes dërgojnë, të ndihmojnë në vetëbesimin dhe plotësimin e kushteve që sportistët e Kosovës të kenë rezultatet që dëshirojnë dhe meritojnë.
“Është kënaqësi që jemi Partner të KOK dhe vullneti ynë drejt ekselencës le të jetë një mesazh për të gjithë kombin, që duhet të ecim përpara në unitet, sepse kjo është rruga më e mirë” 
“Mabetex Project Engineering” u themelua në vitin 1991 nga Z. Behgjet Pacolli dhe një grup inxhinierësh me eksperienca të mëdha në fushën e planifikimit dhe shitjeve të ndërtimeve industriale. Sot Mabetex është një kompani globale e cila në pak vite është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm në botë me filiale në 18 vende të botës. Zyrat qendrore kompania i ka në Lugano, Zvicër dhe numëron rreth 14 mijë punonjës.” www.mabetex.eu”

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0