Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Lajme

Drejtuesit e KOK-ut takohen nesër me kryetarët e Komunave të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, si dhe bizneset e klubet

Në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave, bizneset dhe klubet sportive, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, të enjten do të qëndrojnë në Vushtrri dhe Mitrovicë.më shumë

Gazeta sportive e Katalunisë i uron mirëseardhje Kosovës në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

Gazeta sportive e Katalunisë, “L’Esportiu” e ka vënë ekipin olimpik të Kosovës në ballinën e saj, të numrit të djeshëm. Me titullin “MIRËSEVENI” në gjuhën spanjolle, gazeta i uron mirëseardhje ekipit të Kosovës, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare, që këtë herë mbahen në Tarragona të Spanjës, prej 22 qershor – 1 korrik 2018.më shumë

KOK nënshkroi memorandum bashkëpunimi me MKRS-në

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me ministrin për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), Kujtim Gashi, përmes të cilit përcaktohet financimi i KOK-ut nga MKRS-ja për vitin 2018.më shumë

Çertifikohen dhjetëra administratorë të Federatës së Tenisit të Kosovës

Dhjetëra administratorë të Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK) dhe klubeve të këtij sporti, anëtarë të Bordit të FTK-së, trajnerë e lojtarë, janë çertifikuar të dielën nga Komiteti Olimpik i Kosovës pas vijimit me sukses të kursit bazik për administratorë të sportit.më shumë

Federatës së Tenisit të Kosovës iu sqarua Rregullorja për Ligjin për Sponsorizim

Përfaqësuesit e Federatës së Tenisit të Kosovës patën rastin të njihen për herë të parë me përfitimet që sjell Ligji për Sponsorizime dhe Rregullorja që përcakton kriteret dhe procedurat, si dhe formën për vërtetimin e sponsorizimit në sport. më shumë

Kosova fiton ndeshjen me Serbinë me rezultat zyrtar, 20:00

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Serbisë. Ishte Qeveria e Serbisë që mori vendimin që të ndalojë zhvillimin e ndeshjes duke iu referuar çështjeve të sigurisë. më shumë

previous

121-126 Nga 613

next

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0