Lajme

Salla në Hotel Sirius në Prishtinë, ishte e vogël për të zënë të interesuarit e shumtë për seminarin e parë ndërkombëtar të Gjykatës së Arbitrazhës Sportive, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.më shumë

Anëtaret e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, znj. Shqipe Bajçinca – Brestovci dhe znj. Shqipe Zogiani, po marrin pjesë në seminarin e 4-të ndërkombëtar për Menaxhimin Sportiv, i cili po organizohet nga Komiteti Olimpik i Shqipërisë, në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG). më shumë

Administratorët e sportit të Federatës së Futbollit të Kosovës do të vijojnë kursin bazik për administratorë të sportit, të organizuar nga Komitetit Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.më shumë

Komiteti Olimpik i Kosovës të premten (nesër) organizon për herë të parë seminarin për Gjykatën e Arbitrazhës Sportive, ku do të ligjërojë eksperti ligjor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brent John Nowicki.më shumë
Trajnerë, ish-trajnerë dhe kampionë të pingpongut, kanë përfunduar me sukses edhe nivelin e dytë të kursit për trajnimin e trajnerëve.më shumë

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, priti ngrohtësisht ekspertin ndërkombëtar të pingpongut, z.Christian Lillieroos, i cili shoqërohej nga kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, z.Nehat Çitaku dhe ish-kampionia e shumëfishtë e këtij sporti në Kosovë, znj.Besire Domaniku, njëherit anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.më shumë