Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Lajme

Presidenti Hasani takoi ministrin Shala

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka takuar sot Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të cilin biseduar rreth zhvillimeve në sportin e Kosovës dhe veçmas rreth aktiviteteve të KOK-ut, si dhe përgatitjeve që po bëhen për pjesëmarrjen e Kosovës sivjet në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit. Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Hasani u bisedua edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA, me çka sporti i Kosovës po e përmbyllë procesin e ndërkombëtarizmit. Ministri Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin dhe ndihmojnë sportin e Kosovës. Në funksion të kësaj, u shpreh Shala, MKRS-ja për punon në shumë drejtime për të përmbushur standardet e kërkuara, në legjislacion dhe infrastrukturë, në mënyrë që Kosova të prezantohet sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare.më shumë

Historike, Kosova anëtarja e 55-të e UEFA-s

Budapesti dhe 3 maj 2016 shënojnë sot një ditë historike dhe fillimin e një epoke të re për FFK-në dhe futbollin e Kosovës. Një ditë e vështirë e plotë ankth por me rezultat të mrekullueshëm. Nga sot FFK-ja është anëtarja e 55-të e UEFA-s. Kështu vendosën delegatët e Kongresit të 40-të të UEFA-s në votimin e fshehtë. 28 vota ishin pro Kosovës, të cilat mjaftuan që FFK t’i bashkohet shtëpisë evropiane të futbollit. Të pranishëm brenda kongresit ishin kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, ndërsa jashtë prisnin anëtarët e KE të FFK-së bashkë me dy ish kryetarët Agim Bytyqi e Sabri Hashani, gazetarë të shumtë nga Kosova që ishin të pranishëm në punimet e kongresit si dhe shumë adhurues të futbollit të Kosovës. Në mbështetje të FFK-së kishin ardhur edhe kryeminsitri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa dhe zv.kryemistri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala me bashkëpunëtorë. Një natë para mbajtjes së kongresit përkatësisht në mbrëmjen e së hënës, ministri Shala vizitoi delegacionin e Kosovës për t’i dhënë kurajo e mbështetje një rrugëtimi të gjatë. Pas pranimit të FFK-së në UEFA , urimet e para z. Fadil Vokrri dhe FFK-së i erdhën nga minsitri Kujtim Shala, kryeminsitri i Kosovës z. Isa Mustafa, pastaj nga presidenti i FSHF-së z. Armando Duka si dhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Hungarisë z. Csanyi Sandor, të cilët erdhën në hotelin ku po qëndron delegacioni i FFK-së, për të sjellë urimet e tyre. Presidenti i FF të Hungarisë duke uruar, theksoi se jo lehtë erdhëm deri të një vendim shumë i drejt. Pasdite u mbajt edhe një konferencë me gazetarë. Kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri falënderoi, KE të FFK-së, futbollistët, klubet, donatorët dhe të gjithë ata që kanë dhënë dhe janë sakrifikuar për këtë ditë si dhe ka falënderuar Qeverinë e Kosovës, kryeministrin Mustafa dhe veçmas ministrin Kujtim Shala për mbështetje. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa tha se ky sukses është rezultat i punës së shumë brezave, ndonëse me pak vonesë dhe se ky është lajmi më i mirë që ka marrë sot Kosova dhe jemi këtu jo për t’u përzier në futbollin e Kosovës, por për t’i dhënë mbështetje. Ndërsa, minsitri Kujtim Shala përgëzoi kryetarin Vokrri e sekretarin Salihu si dhe KE e të FFK-së dhe të gjithë ata që kontribuan në futbollin e Kosovës, duke dhënë mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen. Nga ana e tij presidenti i FSHF-së duke iu bashkëngjitur, këtyre urimeve, tha se sot u mor një vendim i drejt ndonëse pak i vonuar, por gjithsesi dëshiruar. E përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, z. Albert Bunjaku tha se ky lajm dhe ky vendim nga ka gëzuar shumë, por neve na presin shumë punë të mëdha dhe që nga nesër duhet të fillojmë të punojmë edhe më shumë. Tashmë FFK-ja do të jetë në agjendën e Kongresit të FIFA-s më 13 maj, që mbahet në Meksikë.FFK-ja gjatë gjithë kohës po merr përkrahje dhe urime nga shumë individë dhe asociaacione, mediume botërore, ndaj FFK-ja falënderon të gjithë ata që në këto çaste po e ndajnë këtë çast gëzimi kaq të veçantë me FFK-në.më shumë

Presidenti Hasani flet për sukseset dhe sfidat e këtij viti olimpik

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë se rasti i Kampionatit Evropian të Xhudos në Rusi ka treguar se në fund sporti triumfon mbi politiken dhe se tash Kosova është e barabartë në mesin e gjithë shteteve të botës.Hasani në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se tash Kosova i ka sigurt dy sportistë që shkojnë në Lojërat Olimpike me normë olimpike. Ai ka shtuar se do të ketë ftesa edhe më sportistë tjerë.“Unë besoj se deri në 7 ose 8 sportistë nga Kosova që do të na përfaqësojnë në Rio”, ka deklaruar ai.Presidenti shtoi se KOK-u dhe shteti janë duke ndihmuar sportin në mënyrë që të ketë edhe më shumë sportistë kulmor. Sipas tij gradualisht Kosova do të ketë sportet nga të cilat do të pres më shumë medalje dhe sukses dhe do të ketë më shumë investime. më shumë

Presidenti Hasani dhe nënkryetari Makolli takuan kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach

Presidenti i Komitetit Olimpike të Kosovës, Besim Hasani dhe nënkryetari Fatmir Makolli kanë takuar sot në Lozanë të Zvicrës, presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.Presidenti Hasani e informoi z. Bach me të arriturat e sportit të Kosovës që prej pranimit në KON si dhe sfidat të cilat mbesin. Ai tha se është duke u punuar në vazhdimësi në avancimin e menaxhimit të federatave dhe klubeve si dhe hartimin e të gjitha akteve të nevojshme për një funksionim sa më të mirë. Po ashtu ai e informoi presidentin Bach edhe për investimet që po bëhen në infrastrukturë sportive.Një temë e veçantë e diskutimit ishte përgatitja e Kosovës për pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro që mbahen në muajin gusht të këtij viti. Presidenti Hasani tha se ekipi olimpik I Kosovës po bën të gjitha përgatitjet për të pasur një paraqitje dinjitoze në garat më të mëdha sportive në botë. Gjithashtu u diskutuar edhe për hapin e fundit të ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, që është pranimi në UEFA dhe FIFA, për çka u tha se priten lajme të mira qysh në fillim të muajit maj. Nga ana e tij presidenti Bach përgëzoi krerët e KOK-ut për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në promovimin dhe zhvillimin e sportit, në veçanti tek gjeneratat e reja. Ai premtoi ndihmë të vazhdueshme. Presidenti Hasani dhe nënkryetari Makolli po marrin pjesë në samitin e SportAccord, që është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të krerëve të sportit në botë. Aty ata kanë takuar edhe shumë homologë të tyre dhe zyrtarë të shumtë të sporteve nga shumë shtete.më shumë

Rendesia e Planifikimit Strategjik & Instrumenti Roadmap.

Ne datat 23 - 24 Prill 2016 ne Prishtine, Komiteti Olimpik i Kosoves me mbeshtetjen e Solidaritetit Olimpik organizon Seminarin: Rendesia e Planifikimit Strategjik & Instrumenti Roadmap.më shumë

Presidenti Hasani në Lozanë, lobon për pranim në UEFA dhe FIFA

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe nënkryetari Fatmir Makolli po marrin pjesë në një prej takimeve me të rëndësishme të njerëzve të sportit ndërkombëtar, në konferencën e SportAcoord, që po mbahet këtë vit në Lozanë të Zvicrës.Në këtë sesion të SportAccord marrin pjesë mbi 1500 zyrtarë të lartë të federatave sportive, shoqatave e financuesve të sportit. Aty do të diskutohen shumë çështje që kanë të bëjnë me sportin dhe në veçanti për Lojërat Olimpike 2016 që mbahen në Rio. Presidenti Hasani pritet të ketë dhjetëra takime më zyrtarë të ndryshëm të federatave ndërkombëtare.Një prej temave kryesore që kryetari Hasani do ta diskutojë më shumë zyrtarë ndërkombëtare, është pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA. Ai do të kërkojë që shtetet anëtare ta përkrahin Kosovën, në mënyrë që të mbyllet kapitulli disavjeçar i izolimit të futbollit kosovar. më shumë

previous

343-348 Nga 466

next

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0