Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Lajme

Majlinda Kelmendi: Suksesi im është i Kosovës

Majlinda Kelmendi në pritjen madhështore që iu bë ka thënë se ka arritur të fitojë këtë medalje që për shumë shtete është vetëm ëndërr.Kampionia olimpike është parë shumë e lumtur pas triumfit historik në Rio 2016. Ajo në konferencën për media në aeroportin ‘Adem Jashari’, falënderoj të gjithë, teksa tregoi se është nisur për Brazil vetëm për të fituar medaljen e artëKjo është intervista e plotë e Majlindës:“Nuk po di nga t’ia fillojë. Kemi punuar shumë që të arrijmë këtë sukses, që ndoshta shumë shtete në botë ëndërrojnë të arrijnë. Rruga ka qenë shumë e vështirë me shumë pengesa, por po shpresoj që brezat e rinj nuk kanë me i pas”.“Periudha më e vështirë ka qenë viti 2015 kur kam pasur lëndime me gjurin shpinën dhe shumë gjera tjera. Kam menduar se nuk do të kthehen asnjëherë në top formë. Ajo ishte periudha më e vështirë jo vetëm psiqikisht, por edhe mentalisht. Por, fatmirësisht jam rikthyer në më të mirën time ku këtë vit jam bërë edhe kampione e Evropës”.“Në Rio jam nisur për medalje të artë. Nuk ishte e lehtë pasi atje të gjithë ëndërrojnë të marrin atë medalje. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar qysh e kam pritur. Lufta më e vështirë ka qenë kundër japonezes Nakamura, e cila ka qenë kohë më parë idol i jemi. Tani arrita të garojë me të dhe të fitojë, ishin momente të papërshkrueshme. Në finale kam pasur bindjen se do të fitoje pasi jam shumë e motivuar dhe e dija se medalja e artë do të ishte e artë. Gjithë kjo sakrificë është bërë për popullin tim, kështu që urime të gjithëve”, u shpreh Majlindamë shumë

Historike! Majlinda Kelmendi e artë në Olimpiadë për debutimin e Kosovës

E gjithë bota po flet për Kosovën. Xhudistja jonë Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë, duke siguruar medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën, madje në pjesëmarrjen e parë të saj në Lojërat Olimpike për vitin 2016. Xhudistja pejane është treguar dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar raundet një e nga një, për të mposhtur në finale, italianen, Odette Giuffrida. Kosovarja mundi në gjysmëfinale, japonezen Misato Nakamura, e cila më herët eliminoi në çerekfinale xhudisten ruse, Natalia Kuziutina.Ajo po ashtu mposhti në çerekfinale kundërshtaren, Christianne Legentil. Fitoren e parë e arriti për vetëm 25 sekonda ndaj zviceranes, Evelyne Tschopp.I gjithë opinion botëror sportive dhe në Kosovë ka folur për këtë arritje historike të Kosovës qysh në debutim në Lojërat Olimpike. Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike me 8 sportistë. Rita Zeqiri, notare, Urata Rama shenjëtare, Qëndrim Guri, ciklist nuk kanë arritur që të fitojnë medalje në disiplinat e tyre. Tash në radhë janë dy atletët, Musa Hajdari dhe Vijona Kryeziu, notari Lum Zhavelli dhe xhudistja Nora Gjakova. më shumë

Ekipi Olimpik u prit nga kryeministri Mustafa

Ekipi Olimpik i Kosovës, i kryesuar nga presidenti i Komitetit Olimpik, Besim Hasani është pritur sot nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, disa dorë para nisjes për në Rio. Me poshtë po ju sjellim pjesë nga fjalimet e presidentit Hasani, kryeministrit Mustafa dhe notares që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, Rita Zeqiri: Presidenti Hasani: Ndjehemi jashtëzakonisht mirë kur institucionet shtetërore të Kosovës na mbështesin në mënyrë të fuqishme, një mbështetje e cila e ka edhe të kaluarën edhe të tashmen, por shpresoj se edhe në të ardhmen duhet t’i bashkërendisim të gjitha aktivitetet, në mënyrë që sa më lehtë ta plotësojmë edhe Misionin që e ka Komiteti Olimpik i Kosovës dhe aspiratat e sportistëve dhe të trajnerëve të Kosovës.Ne do të nisemi për në Rio pas përgatitjeve të mira edhe në aspektin fizik, dhe në aspektin teknik. Ka qenë një strategji e mirëfilltë, por besoj që përgatitja është edhe në aspektin psikologjik dhe shpirtëror, sepse e tërë Kosova po na mbështet, nisur nga ju, që e udhëhiqni Qeverinë e Kosovës, por edhe nga Presidenca, Parlamenti. Ndjehemi mirë, dhe obligimet tona po shtohen karshi kësaj mbështetje. Unë jam i bindur se këto përgatitje që janë bërë të përbashkëta, me mbështetjen tuaj dhe me ekspertizën e trajnerëve, vullnetin e çeliktë të sportistëve, do të kulmojnë me një paraqitje të dinjitetshme në Lojërat Olimpike në Rio 2016. Kryeministri Mustafa: Unë kam kënaqësi të veçantë që si kryeministër të takohem me juve sot para nisjes në Lojërat Olimpike. Mendoj se për neve është një moment historik pjesëmarrja jonë si shtet me simbolet tona shtetërore, dhe para së gjithash me të rinjtë tanë në Lojërat Olimpike Botërore. Është një shans e veçantë që ne ta prezantojmë vendin atje, të shprehim cilësitë tona sportive, kulturën tonë, por edhe vendin tonë si shtet i ri.Vlerësoj lart punën e Komitetit Olimpik me gjithë atë që ka bërë për të arritur këtu ku jemi, punën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila po ashtu ka treguar një kujdes të veçantë në zhvillimin e sporteve dhe në përkrahjen e sporteve, edhe në pikëpamje të legjislacionit, edhe në pikëpamje organizative, edhe në pikëpamje menaxhuese, por edhe në pikëpamje të përkrahjes financiare, të ndërtimit të infrastrukturës sportive për të cilën ne kemi nevojë tani ta bëjmë në të gjitha fushat, veçmas pas pranimit tonë në UEFA dhe FIFA, dhe mendoj se ne të gjithë e kemi përjetuar shumë atë sukses, jo vetëm ne që tani merremi me menaxhimin e institucioneve shtetërore, por të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në tërësi. Ju do të keni vëmendjen tonë të madhe, do të keni përkrahjen tonë të madhe atje, të gjithëve, edhe të Qeverisë edhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë dëshiroj që sot t’iu uroj një nismë të mbarë, t’iu uroj një nismë të mbarë, t’iu uroj suksese, dhe po ashtu të shpreh gatishmërinë tonë si qeveri që ne te përkrahim maksimalisht, që ne të mos interferojmë në sport dhe në organizmin e sporteve, por ajo që është obligim i yni, në pikëpamje të infrastrukturës, në pikëpamje të legjislacionit, ta bëjmë, në mënyrë që të rinjtë tanë të shprehin dhe të realizojnë vlerat e tyre sportive dhe Komitetit Olimpik si organi më i lartë po ashtu të realizoj objektivat të cilat i ka shumë të drejta dhe i ka shumë pozitive. Rita Zeqiri: Sot do të nisemi në Rio për debutimin tonë historik. Është kënaqësi dhe nder shumë i madh arritja deri këtu, kështu që besoj që për të gjithë ne sportistët që do ta prezantojmë Kosovën është nder dhe kënaqësi, dhe shpresojmë për një debutim të suksesshëm, dhe uroj që njëri prej sportistëve që ka normë olimpike, Nora dhe Majlinda, të stolisen me medalje, ndërsa sportistëve tjerë ju uroj paraqitje të dinjitetshme për shtetin tonë.më shumë

Presidenti Thaçi ia dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës

Prishtinë, 29 korrik 2016 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një ceremoni solemne, ia ka dorëzuar flamurin shtetëror ekipit olimpik që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, në Brazil.Ceremonia u zhvillua në amfiteatrin e parkut kombëta “Gërmia”, në Prishtinë, në prani të qindra sportistëve e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore e të mysaforëve të nderit, në mesin e të cilëve ishte edhe ambasadori amerikan, Greg Delaëie.Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në një fjalë rasti, tha se kjo është një ditë që e ka pritur gjatë populli i Kosovës, sidomos komuniteti i sportistëve të Kosovës.“Kosova po shkon në Lojërat Olimpike si kampione, me 8 sportistë. Ne po dërgojmë në Rio kampionë të vërtetë. Çdo rezultat për ne është fitore olimpike”, tha Hasani.Ai tha se Kosova është vend i talentëve në shumë sporte dhe falenderoi çdo individ që ka kontribuar në rrugëtimin e Kosovës drejt lojërave olimpike.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e dorëzimit të flamurit, falënderoi olimpistët për realizimin e ëndrrës së kosovarëve. Ai theksoi se vetë prezentimi i ekipit kosovar në Lojërat Olimpike është fitorja e parë olimpike e Kosovës.“Pas shpalljes së pavarësisë sonë, qëllimi ynë kryesor nuk ishte vetëm njohja e shtetit por edhe ndërkombëtarizimi i sportit”, tha Thaçi.“Ju sportistët jeni ambasadorët më të mirë të vendit. Ju falenderoj për realizimin e ëndrrës së përbashkët. Do të jemi bashkë në Rio, me flamurin e Kosovës”, tha Presidenti Thaçi.Më pas ai ia dorëzoi simbolikisht Flamurin e Republikës së Kosovës, kampiones botërore në xhudo, Majlinda Kelmendit.Presidenti Thaçi i dekoroi olimpistët kosovarë me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, ndërsa Majlinda Kelmendin e dekretoi “Ambasadore nderi”.Në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, në Brazil, Kosovën do ta përfaqësojnë tetë sportistë: Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova (xhudiste), Urata Rama (shenjtare), Vijona Kryeziu (atlete), Lum Zhaveli (notar), Rita Zeqiri (notare), Musa Hajdari (atlet), Qëndrim Guri (çiklist).më shumë

Dy pulla postare për nder të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike

Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim dy pulla postare për nder të pjesëmarrjes së parë të sportistëve të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike.Presidenti Besim Hasani falënderoi Posten e Kosovës për këtë dedikim dhe respekt ndaj sportistëve olimpikë, duke thënë se kjo dëshmon për përkrahjen që kanë dhe duhet ta kenë sportistët në Kosovë, si ambasadorët më të mirë të vendit. Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha ka prezantuar edicioni e ri të pullave në një ceremoni të mbajtur së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).Kryeshefi ka përgëzuar KOK-un dhe të gjithë sportistët që pas një rruge të gjatë e të mundimshme arritën të realizojnë ëndrrën e tyre për pjesëmarrje të barabartë në Rio 2016.Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për suksesin e sportistëve kosovarë, kryshefi Hoxha u ka dhuruar presidentit të KOK-ut, Besim Hasani dhe kampiones Majlinda Kelmendi, pullat postare të punuara në pllakë bronzi. Gjithashtu, ekipit olimpik i janë dhuruar njëqind pulla postare.më shumë

Kosova në Lojërat Olimpike, prezantohen uniformat

Ekipi Olimpik i Kosovës ka pranuar uniformën për Lojërat Olimpike në Rio 2016. Gjatë pranimit të këtyre uniformave nga Komiteti Olimpik i Kosovës, është bërë e ditur se ato janë të përkohshme dhe ekipi olimpik i Kosovës do të pajiset me uniforma zyrtare në Rio de Janiero të Brazilit.Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka premtuar se do të japë maksimumin në këtë ngjarje.“Ta shijojmë momentin, të japim maksimumin mos të merremi me fjalët. Edhe presidenti erdhi, ndërsa ne kemi punën tonë”, tha Kelmendi.Besim Hasani kryetar i KOK tha se kjo ngjarje është më shumë se sportive, duke e cilësuar atë si historike. Ai premtoi se përfaqësuesja kosovare do të japë maksimumin në Rio.Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala gjatë ditës ka takuar kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, duke thënë se vet pjesëmarrja në Rio 2016 është sukses për Kosovën, shkruan KP.Shala ka shtuar se kjo është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën duke thënë se përfaqësuesit e Kosovës në Rio do të shkojnë dhe do të kthehen si fitues.më shumë

previous

385-390 Nga 539

next

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0