Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Lajme

Kosova në RIO: Pritje e Presidentit të Republikës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Drejt Shkëlqyeshmërisë në RIO2016 Së Bashku.

\"Është gjithnjë \'E Pamundur\', derisa të kryhet.\" Kjo është motoja që ka udhëhequr drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin dhe njerëzit që kurrë nuk u lodhën së bashkëpunuari për këtë vizion, në rrugëtimin 20 vjeçar drejt aspiratës për njohje me të drejta të plota të Kosovës në Lëvizjen Olimpike Botërore dhe në ëndrrën që Sportistët Olimpistë të Kosovës të frymëzonin ditët e tyre drejt Medaljes Olimpike.më shumë

Kosova në RIO: Presidenti i KOK Z. Besim Hasani takohet me Kryeministrin e vendit Z. Isa Mustafa.

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga startimi i Lojërave Olimpike RIO 2016, eventi më i rëndësishëm i sporteve, ndjeshëm është rritur edhe emocioni dhe gjendja e përgjegjshmërisë për Ekipin Olimpik të Kosovës të cilët për herë të parë ngrenë flamurin në RIO. më shumë

Pjesëmarrja jonë në Rio, fitorja e parë olimpike

Presidenti Thaçi ka përgëzuar drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës për punën që kanë bërë për një prezantim të dinjitetshëm të shtetit tonë në Lojërat Olimpike, Rio 2016. “Po i afrohemi ditëve historike kur Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio. Kjo ka qenë një punë e madhe dhe këmbëngulëse që ka bërë edhe kryetari Hasani, edhe ekipi e tij, edhe gjithë bordi, gjithë sportistët kosovarë që një mrekulli e tillë të ndodhë këtë vit”, ka thënë presidenti Thaçi. Ai është shprehur i bindur se nga Rio, ekipi i Kosovës i përbërë nga tetë atletë do të kthehet si fitues dhe me medalje. Sipas tij, vetë pjesëmarrja është një mrekulli për shtetin e Kosovës, meqë po ndodh për herë të parë në histori. “Si president i vendit, në të gjitha këto aktivitete, në këto përkushtime, jo vetëm si Komitet Olimpik i sportit kosovar, por gjithë sporti kosovar do ta kenë mbështetjen time të plotë”, ka theksuar Thaçi. Presidenti Thaçi ka thënë se pjesëmarrja jonë në Rio është fitorja e parë olimpike e Kosovës. Nga ana tjetër, Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka falënderuar presidentin Thaçi për një bashkëpunim të mirëfilltë që ka mundësuar njohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. “Kosova merr pjesë me tetë sportistë në këto Lojëra Olimpike dhe dy sportistë janë me normë olimpike, që në mënyrë automatike na radhisin në mesin e 50 shteteve më të mira, me sport më të zhvilluar. Po ashtu janë edhe këta gjashtë sportistët e tjerë, sportistët më të mirë që i ka Kosova”, ka thënë Hasani. Ai ka theksuar se Kosova synon medalje, por përtej medaljeve rëndësi të jashtëzakonshme ka pjesëmarrja jonë e parë në Lojërat Olimpike. “Unë ju falënderoj edhe për gatishmërinë tuaj, që gjatë këtyre ditëve, kampanjën për promovimin e ekipit olimpik të Kosovës ta bëjmë në bashkëpunim, në koordinim edhe me juve, edhe me kryeministrin, edhe me ministrin e sportit, sepse kjo ngjarje ka rëndësi të jashtëzakonshme për sportin e Kosovës, por besoj edhe për Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Hasani.më shumë

Urata Rama në Rio për të qëlluar në shenjë në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike

Ajo kishte ëndërruar gjithmonë për sukses. Por përtej kësaj kishte gjithmonë dëshirën që vendin e saj ta prezantoj në garat ndërkombëtare, e barabartë me çdo sportistë tjetër.Mund të jenë pak femra që merren me sportin e shenjëtarisë në Kosovë, ani pse për shumë kë është një pasion. Urata Rama është një vajzë 29 vjeçare që vjen nga një komunë e vogël e Kosovës, Viti dhe nga viti 2003 merret me shenjëtari. Ajo është një kampione e shumëfishtë e Kosovës. Urata, që ka përfaqësuar Kosovën edhe në Lojërat Evropian në Baku të Azerbajxhanit e pret me shumë emocion prezantimin ë Lojërat Olimpike Rio 2016. Bashkë me 7 sportistët të tjerë ajo do të veshë ngjyrat e shtetit të saj dhe shpreson në sukses. “Meqenëse është hera e pare në karrierën time, është një sfidë sfide, por besoj se çdo sukses i imi do të ishte nderë për vendin tim”, thotë ajo.Ndonëse për disa vjet ka bërë gara në Kosovë pa pasur mundësi të takojë koleget e saja nga shumë vend ajo nuk ishte ndalë. Sot kur ajo i ka të gjitha dyert e hapura për ngjarje madhore si Lojërat Olimpike, Urata ndjehet shumë mirë. “Përkushtimi, puna, dashuria janë disa prej arsyeve që me bëjnë që të besoj të arrijë suksese. Një arritje e madhe historike, një ëndërr e çdo sportisti botërore, një sfidë që të jep emocion te pa përshkruar, përvojë e cila do jep motiv dhe pjekuri maksimale ne sport”, tregon shenjëtarja kosovare.Urata thotë së përkrahja nga Federata dhe Komiteti Olimpik i Kosovës janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në sukseset e saja dhe ia kanë dhënë vullnetin për të vazhduar që të merret me këtë sport.Derisa ajo pret që të bëjë hapa të rëndësishëm në Rio, për ti sjellë suksese vendit të saj, Urata Rama do ta ketë sërish si motiv idhullin e saj në këtë sport, Yi Siling, një shenjëtare kineze që ka arritur majat në këtë sport në dekadën e fundit.më shumë

Ky është Ekipi Olimpik i Kosovës – presidenti Hasani: Në Rio shkojmë për medalje!

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se cilët do të jenë tetë sportistët, që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike 2016.Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kjo ngjarje është historike, pasi Kosova për herë të parë po merr pjesë në Lojërat Olimpike. Ai tha se është bërë një punë dhe angazhim i madh që sportistët tanë të paraqiten sa më mirë atje dhe shtoi se natyrisht synojnë edhe për medalje.Kosova tha ai, ka dy sportistë në Rio që shkojnë me normë olimpike, gjë që shumë shtete nuk mund ta arrijnë. Sido që të jetë, ai tha se është e rëndësishme që sportistët tanë të tregojnë angazhim dhe prezantim të denjë.\"Në vijim do i shpalos edhe emrat e sportistëve që do të marrin pjesë. E para është Majlinda Kelmendi, e cila merr pjesë në sportin e xhudos në kategorinë 52 kilogram dhe paraqitja e saj pritet të jetë më datën 7 gusht. Sportistja e dytë me normë olimpike është Nora Gjakova, në sportin e xhudos, në kategorinë 57 kilogramë, e cila do të paraqitet me 8 gusht\", tha Hasani. Hasani bëri të ditur se përveç Kelmendit e Gjakovës, do të marrin pjesë edhe të tjerë sportistë. Musa Hajdari do të merr pjesë në atletikë në vrapimin 800 metra, ndërsa Viona Kryeziu, po ashtu në atletikë, në disiplinën 400 metra. Në sportin e notit, Lum Zhaveli do të marrë pjesë në disiplinën 50 metra, stil i lirë, ndërsa Drita Zeqiri, merr pjesë në disiplinën 100 metra në shpinë. Në Lojëra Olimpike do të marrë pjesë edhe Urata Rama, në sportin e shenjtërisë, ndërsa çiklisti Qëndrim Guri, do të paraqitet më 7 gusht. Ekipit në Lojëra Olimpike do t’i prijë Eugen Saraçini, i cili është shef i misionit. Ai ka bërë të ditur se tashmë janë përcaktuar ekipet, oraret, ndërsa udhëtimet do të fillojnë nga 28 korriku. Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një prezantim të suksesshëm në Lojëra Olimpike Rio 2016, të cilat do të fillojnë më 5 gusht, ndërsa do të përfundojnë më 21 gusht.më shumë

Kosova merr pjesë me tetë sportistë në Lojërat Olimpike

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani është takuar sot me Ministrin i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të cilin ka biseduar rreth përgatitjeve që po bën Kosova për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit. Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani e njoftoi ministrin Shala me përgatitjet që janë bërë gjer me tani, me përbërjen Ekipit Olimpik të Kosovës, i cili, siç u shpreh ai do t’i ketë tetë sportistë dhe kjo pjesëmarrje është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit të Kosovës. Kryetari Hasani më tej u shpreh se Ekipi Olimpik i Kosovës është në gjendje të mirë dhe ka bërë përgatitje të nevojshme për prezantim sa më të suksesshëm të Kosovës dhe sportit të saj në Lojërat Olimpike. Ai më tej e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë sportit të Kosovës; përkrahje kjo që ka rezultuar me krijimin e kushteve më të volitshme për zhvillimin e sportit të Kosovës. Ministri Kujtim Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin KOK-un dhe gjithë sportistët në këtë ngjarje tejet të rëndësishme të sportit botëror, dhe shtoi se pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë si shtet në këto lojëra, si dhe përfaqësimi solid, janë dëshmi e punëve që janë bërë, por edhe e cilësive dhe sukseseve të dallueshme të sportit të Kosovës.më shumë

previous

391-396 Nga 537

next

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0