Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Lajme

Qeveria në përkrahje të ekipit olimpik të Kosovës në Rio 2016

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka takuar sot Vlora Dumoshin, Shefe e Stafit në Zyrën e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe temë kryesore e diskutimit ishte përgatitja e Kosovës për Lojërat Olimpike Rio 2016.“Biseduam për përgatitjet për LO Rio 2016 ku Kosova merr pjesë për herë të parë me simbole dhe e barabartë me 205 Komitete Olimpike Kombëtare!
Me këtë rast u konfirmua pjesëmarrja e Kryeministrit në Rio 2016 dhe mbështetja e Ekipit Olimpik në çdo aspekt për përgatitje dhe prezantim të dinjitetshëm në ngjarjen me të madhe sportive dhe promovuese në planetin tonë!”, tha presidenti i KOK-ut, Besim Hasani. Dumoshi në anën tjetër përgëzoi kryetarin Hasani për punën e bërë deri më tani për prezantimin e Kosovës në Lojërat Olimpike dhe premtoi mbështetjen e qeverisë në këtë drejtim. më shumë

Në 12 komuna Panairi i Sportit- presidenti Hasani fton të rinjtë të merren sa më shumë me sport

Në 12 komuna të Kosovës sot është mbajtur Panairi I Sportit, një ngjarje që synon të motivojë të rinjtë të merren me sport. Presidenti Besim Hasani ishte në Gjilan në hapje të panairit.Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, është hapur të enjten Panairi i Sportit, ku kanë marrë pjesë 14 klube me 350 fëmijë të angazhuar shkollat sportive të Gjilanit. Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e ka falënderuar kryetarin Haziri, duke thënë e edhe sa ishte ministër ka kontribuar shumë që sporti kosovar të ndërkombëtarizohet. “E falënderoj këshillin organizativ, në veçanti kryetarin e Komunës për këtë organizim kaq të mirë kaq masiv, i cili përputhet me planin strategjik të Komitetitt Olimpik për masivizimin e sportit. Sporti ka rëndësi, jo vetëm për shoqërimin e të rinjve, por ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit. Ne jemi në vitin e Olimpiadës, ku Kosova merr pjesë me 7 sportistë me gjasa reale që të fitojmë medalje, unë shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë fëmijët që të fillojnë të merret me sport”, ka thënë Hasani.“Sot është një ditë e rëndësishme e shënuar për ne sepse Komiteti Olimpik është anëtar i barabartë dhe pjesëmarrës i garave olimpike. 350 fëmijë të grupmoshave të ndryshme prej çerdhes e deri në akademitë shkollore sot marrin pjesë dhe shumica e tyre kanë talent të veçantë, ekipe sportive dhe sportist individual që kanë sjellë trofe në Gjilan”, ka thënë në ceremoninë e hapjes së panairit kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri. Haziri paralajmëroi se se pas kësaj ditë të shënuar, në Gjilan pritet që të vie edhe kampi i klubit të futbollit Juventus.“Qëllimi ynë është që ta rrisim pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave që të merren me sport. Ju uroj ditën olimpike dhe besoj shumë që njëri prej jush shumë shpejt do të jetë në gara olimpike një botë dhe do të na gëzoj me suksese. Ju inkurajoj që të merrni pjesë në të gjitha aktivitetet sportive sepse sporti është shëndet. Pas kësaj ditë të shënuar, ju njoftoj se në Gjilan pritet që të vije edhe kampi i gjigantit italian të futbollit, Juventus, i cili do të hulumtoj talentët e rinj të futbollit”, ka theksuar kryetari Haziri. Panairi i Sportit është organizuar nga Njësia Për Sport e Komunës së Gjilanit mbetet i hapur nga ora 9:00-15:00.më shumë

Nenshkruhet Zyrtarisht Marreveshja 2016 - 2020 KOK - Mabetex Group, Partner Ekskluziv Gjeneral

MABETEX Group dhe familja Pacolli zgjedhin vazhdimësinë e mbështetjes ekselente për sportin duke u bërë Partner Ekskluziv Gjeneral i Komitetit Olimpik të Kosoves nga RIO për në TOKYO. Një moment domethënës për të gjithë në Lëvizjen Olimpike në Kosovë.më shumë

5 Qershor - Dita Boterore e Mjedisit

Ne Sheshin \" Zahir Pajaziti\" eshte festuar Dita Boterore e Mjedisit më shumë

Perfundon me Sukses Seminari " Rendesia e Planifikimit Strategjik & 5 Hapat" 4-5 Qershor 2016

Ne mjediset e Hotelit Partner te Komitetit Olimpik te Kosoves, SIRIUS Hotel, perfundoi kursi i trete i Administratoreve Sportive, "Rendesia e Planifikimit Strategjik & 5 Hapat"organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosoves, me mbeshtetjen e Solidaritetit Olimpik ne datat 4 -5 Qershor 2016.më shumë

Filloi seminari 'Rendësia e Planifikimit Strategjik & 5 Hapat'

Ka filluar ne mengjes Seminari "Rendësia e Planifikimit Strategjik & 5 Hapat" i cili po mbahet ne Hotel "Siruis" ne datat 4 - 5 Qershor 2016. Organizuar nga: Komiteti Olimpik i Kosovës. Me mbështetjen e: Solidaritetit OlimpikSeminari udhehiqet nga: Z. Besim Hasani - Drejtor Kombetar i Solidaritetit Olimpik Znj. Elda Gjoka - Drejtore Kombetare e Solidaritetit OlimpikBashke-udheheqes: Z. Iber Alaj - Kandidat MemosLektore te Ftuar: Wolfgang Mika - Menaxhimi i Sportit dhe Burimeve NjerezorePeter Strafford - Konsulent i Komitetit Olimpik EuropianFotot: Ne perditesimProgrami: Dita I-rë09:00 – 09:10 Fjala Përshëndetëse për Pjesëmarrësit nga Presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës Z. Besim Hasani si dhe prezantimi i pozicionimit të KOK në KON dhe SO.09:10 – 09:15 Intro rreth Seminarit – Nga Drejtoresha Kombëtare Znj. Elda Gjoka09:15 – 10:00 Prezantimi i Rastit Studimor: Besim Hasani – Plani Strategjik i KOK 2016 – 2020 10:00 – 10:30 Strategjia e Sportit per MKRS 2017-202110:30 – 10:45 Pyetje dhe Diskutime10:45 – 11:00 Pushim kafeje11:00 – 13:00 Sporti dhe Menaxhimi i Burimeve Njerezore (Volfgang Mika)13:00 – 14:00 Pushimi i Drekës14:00 – 16:00 Metodologjia –Planifikimi Strategjik – Hapi 1-216:00 – 16:15 Pushim kafeje16:15 – 19:00 Metodologjia: - Planifikimi Strategjik: Hapi 3-4Dita e II-të09:00 – 11:00 Planifikimi Strategjik – Analiza SWOT11:00 – 11:15 Pushim Kafeje11:15 – 11:45 Planifikimi Strategjik i Federatave Kombëtare dhe Harmonizimi i tij me KOK dhe Planin Strategjik te Ministrisë – Elda Gjoka, Besim Hasani, Iber Alaj11:45 – 13:00 Dalim per ne Sheshin “Zahir Pajaziti” - Dita e Mjedisit – Event i KOK13:00 – 14:00 Drekë pune hotel Sirius14:00 – 15:00 Programi Marketing i Komitetit Olimpik te Kosoves15:00 – 16:00 Ilustrim I nje eventi nderkombetar Lokal – BITT2016 Elda Gjoka16:00 – 16:15 Pushim kafeje16:15 – 17:30 Dita Olimpike – Eventi17:30 – 18:00 Metodologjia UMAP – Prezantim Besim Hasani – Iber Alaj18:00 – 18:45 Pune ne Grup – Plani Strategjik I nje organizate.18:45 – 19:00 Përmbledhje, Shpërndarja e Çertifikatave për Pjesëmarrësit, më shumë

previous

397-402 Nga 537

next

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0