Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Lajme

Seminari \"Rendësia e Planifikimit Strategjik & 5 Hapat\"

Komiteti Olimpik i Kosovës në datat 4 – 5 Qershor 2016, do të organizojë në Prishtinë Seminarin \"Rendësinë e Planifikimit Strategjik & 5 Hapat\" i cili do të mbahet Hotel Sirius.më shumë

Kontrata e pare historike e programit Marketing te KOK u firmos.

SIRIUS Hotel - zyrtarizohet Partner i Komitetit Olimpik te Kosoves per 2 cikle Olimpike ne harkun kohor 2016-2020...më shumë

Mbahet dita e tretë e Javës Olimpike në Gjakovë

Dita e tretë e Javës Olimpike që po organizohet në Gjakovë ka nisur me një kuis të diturisë që për temë kishte sportin.më shumë

Çiklizmi e bjeshkataria shënojnë ditën e dytë të Javës Olimpike në Gjakovë

Kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme aktivitetet sportive në kuadër të Javës Olimpike, e cila ka nisur dje nën organizimin e komunës së Gjakovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.Sipas agjendës së përpiluar nga organizatorët, në ditën e dytë të evenimentit, janë zhvilluar aktivitete në dy sporte, në çiklizëm dhe në bjeshkatari. Në çiklizëm janë zhvilluar gara në disa disiplina, me pjesëmarrës nxënësit e shkollës “Fehmi Agani”.Nga ana tjetër, në sportin e bjeshaktarisë, rreth 50 nxënës, po ashtu nga shkolla “Fehmi Agani”, të udhëhequr nga anëtarët profesionistë të Shoqatës së Bjeshkatarëve “Pashtriku”, kanë zhvilluar një ecje të organizuar, ndërsa që kanë pasur mundësi edhe të dëgjojnë ligjërata e të bëjnë pyetje lidhur me tema të ndryshme që kanë të bëjnë me bjeshkatarinë ecjen rekreative, orientimin në natyrë, ambientin e të tjera.Në të dy sportet, nxënësit kanë treguar njohur të kënaqshme, por edhe dëshirë e interesim për të mësuar më shumë, sidomos për sportin e bjeshkatarisë, një sport ky me dimensione mjaft të gjëra dhe interesante.Ndryshe, Java Olimpike do të vazhdojë edhe nesër, me ç ‘rast është paraparë që nxënësit të të masin forcat e tyre në vrapim, basketboll dhe volejboll. më shumë

Në Gjakovë nis Java Olimpike – gara të fëmijëve në disa sporte

Ka nisur dje në Gjakovë ‘Java Olimpike’ për fëmijë, një aktiviteti ky i karakterit edukativo – sportiv që bashkë organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Gjakovës. Kjo ngjarje vjen menjëherë pas Ditës Olimpike që u shënua me 27 maj në Prishtinë. Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila në fjalën e saj para nxënësve ka potencuar rëndësinë e edukimit dhe aktivizimit sportiv që nga mosha e re, një garanci kjo për një jetë të shëndosh. “Ne si komunë jemi tejet të kënaqur që për herë të parë kemi arritur ta sjellim në Gjakovës një aktivitet të tillë, i cili lirisht mund të them, se e ka një rëndësi të madhe, pasi sporti ndikon drejtë për drejtë në shëndetin e njeriut. Jemi të kënaqur gjithashtu që ky aktivitet po mbahet në Gjakovë në një vit të rëndësishëm për sportin kosovar, pasi për herë të parë sportistët kosovarë kanë mundësi që të marrin pjesë në garat olimpike ndërkombëtare”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila.Ajo ka nxitur fëmijët që të merren me sport dhe të ushtrojnë në vazhdimësi, pasi vetëm ushtrimi i vazhdueshëm dërgon drejtë një ëndrre të madhe siç është ëndrra e çdo fëmije që të bëhet një kampion i madh në sportin e tij të preferuar.Java Olimpike e cila ka nisur dje do të mbyllet të premten, ndërsa fëmijët pjesëmarrës do të mësojnë por edhe do të garojnë në disa sporte, përfshirë këtu atletikën, futbollin, basketbollin, volejbollin, çiklizmin, bjeshkatarinë dhe orientimin në natyrë, notin, xhudon, ping – pongun, gjimnastikën e të tjera.Gjatë këtyre aktiviteteve para nxënësve do të prezantohen figura të shquara të sportit kosovar, të cilët do të flasin për përvojat e tyre nëpër garat sportive.Agjenda javore:E martë 31 maj 201610:00 Gara në çiklizëm10:00 Gara në bjeshkatari dhe orientim në natyrëLokacioni: ShkugëzE merkurë 1 qershor10.00 Kuiz sportivLokacioni: Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”12:00 Garat në vrapimLokacioni “Qendra e Qytetit – Rruga “UÇK”Ora 15:00 Garat në basketbollLokacioni Sh.F. “Zekeria Rexha”Ora 15:00 Garat në volejbollLokacioni: Sh.F. “Zekeri Rexha”E Enjte 02 qershorOra10:00 Garat në futbollLokacioni: Stadiumi prapa Pallatit të SporteveOra 10.00 Garat në TenisLokacioni: Fusha e Tenisit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”E premte 03 qershorOra 10:00 Garat ne notLokacioni: Pishina “Nertili”Ora 10:00 Garat në Ping PongLokacioni: Pallati i Sporteve “Shani Nushi”Ora 14:00Garat në XhudoPrezentim i Majlinda KelmenditLokacioni: Sheshi “Ali Podrimja”më shumë

Vrapimi i fëmijëve të pavarësisë në Ditën Olimpike

Ata sot të gjithë ishin fitues dhe morën diplomën. Mbi 1 mijë fëmijë nga shkollat e Prishtinës, të lindur në vitin 2008, vrapuan sot në sheshin ‘Nëna Terezë’ në shënimin e Ditës Olimpike.Ishin djem dhe vajza ata që vrapuan për të promovuar sportin dhe shëndetin, me mesazhin për tu marrë me sport gjatë gjithë jetës. Gjithçka nisi në sheshin ‘Skënderbeu’ ku fëmijët u mblodhën dhe përcollën disa përformanca akrobatike nga sportistë nga shkolla të ndryshme. Me duartrokitje, nën shoqërimin e kujdestarëve, prindërve dhe mësuesve, ata janë rreshtuar më pas në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ ku edhe kanë filluar vrapimin. Fillimisht kanë vrapuar djemtë e më pas vajzat. Pas garës secili fëmijë ka marrë një certifikatë zyrtare për vrapimin në ditën olimpike.Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i ka uruar fëmijët për këtë vrapim dhe ju ka dëshiruar shumë suksese në realizimin e ëndrrave të tyre. Ai iu tha se do të jenë gjithmonë pranë tyre për t’i ndihmuar që të merren sa më shumë më sport.Hasani tha se kanë zgjedhur këtë datën 27 maj për të shënuar Ditën Olimpike, për të kujtuar edhe rrugëtimin e vështirë të Komitetit Olimpik të Kosovës, që u themelua pikërisht me datë 27 maj në vitin 1992.më shumë

previous

403-408 Nga 537

next

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0