Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Lajme

Mbi 1 mijë fëmijë vrapojnë nesër në Prishtinë në Ditën Olimpike

Mbi 1 mijë fëmijë të lindur në vitin 2008, vitin e pavarësisë së Kosovës, do të vrapojnë nesër në Prishtinë në shënim të Ditës Olimpike, që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sportive, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës dhe federata të ndryshme. Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, Ramadan Selimi, kryetar i Komisionit Organizativ tha se të gjitha përgatitjet për shënimin e kësaj dite janë bërë. Ai njoftoi Dita Olimpike po mbahet pikërisht në datën kur edhe ishte themeluar Komiteti Olimpik i Kosovës, me 27 maj 1992.“Ne kemi dashur që në këtë ditë të vrapojnë fëmijët e pavarësisë, në mënyrë që ta lidhim këtë ditë me shpalljen e pavarësisë dhe të japim mesazhin tek fëmijët që të vrapojnë dhe merren me sport gjithë jetën”, tha ai. Selimi ka falënderuar Fakultetin e Shkencave Sportive, MKRS-në dhe Komunën e Prishtinës për mbështetjen e dhënë në organizim e kësaj ngjarje. Për organizimin e kësaj ngjarje ka ndihmuar edhe profesori i sportit nga Tirana, Petrit Qendro. Ai tha se është i nderuar që ka rastin të ndihmojë në organizimin e kësaj dite, aq më tepër që po bëhet me fëmijët që mund të jenë nesër sportistë të mëdhenj.Shqipe Bajçinca, prodekane në Fakultetin e Shkencave Sportive tha se do të jenë gjithmonë në mbështetje të Komitetit Olimpik për të promovuar dhe masivizuar sportin në Kosovë.Shqipe Zogiani nga Departamenti i Sportit në MKRS konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë për aktivitete e KOK-ut.Aktivitetet e Ditës Olimpike fillojnë nesër në Prishtinë, në sheshin Skënderbeu. më shumë

Me 27 Maj Dita Olimpike në Kosovë, emërohet shefi i misionit të Kosovës dhe fizioterapeuti për në Rio 2016

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e radhës në të cilën ka diskutuar për disa çështje që kanë të bëjnë me përgatitjet për pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Rio 2016. Në këtë mbledhje është marrë vendim që federatat të mos marrin pjesë në garat ndërkombëtare ku mund të ndodhë të mos lejohet përfaqësimi pa simbole të shtetit.Bordi po ashtu ka vendosur që më datë 27 Maj, me disa aktivitete të shënojë Ditën Olimpike. Aktivitete që shënojnë këtë ditë do të mbahen në Prishtinë. Gjithashtu u vendos që nga data 30 Maj deri më 3 qershor në Gjakovë të organizohet Java Olimpike me disa aktivitete. Bordi Ekzekutiv ka vendosur po ashtu që shef i misionit të ekipit olimpik të Kosovës për në Rio 2016 të jetë Eugen Saraçini, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës. Ndërkaq, Naim Ademi është emëruar fizioterapeut i ekipit olimpik. Jeton Rudari ndërkaq është zgjedhur si press atashe i ekipit të Kosovës. Në këtë mbledhje bordi ka diskutuar për sportistët që deri më tani kanë siguruar normën olimpike dhe shkojnë direkt në Rio si dhe për ata që mund të fitojnë normën. Gjithashtu është diskutuar për ftesat që mund të vijnë për sportistët tanë olimpik për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike 2016. më shumë

Eugen Saraçini, Udhëheqës i Misionit Kosovar - RIO2016

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik te Kosovës, z. Eugen Saraçini është vendosur të jetë Shef i misionit (CDM) të ekipit të Kosovës për Lojrat Olimpike në Rio de Janeiro në 2016. Këtë vendim e ka marrë Bordi Ekzekutiv i KOK-ut më 17.5.2016.më shumë

Historike, Kosova pranohet në FIFA

13 maj, 2016. Misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua. Kosova është anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja ka marrë 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat valide në Kongresin e 66-të të FIFA-s që u mbajt, të premten, në Meksiko City. Kësisoj, Federata e Futbollit e Kosovës pas anëtarësimit në UEFA më 3 maj në Budapest, e ka përmbyllur me sukses edhe misionin tjetër për anëtarësim në shtëpinë e futbollit botëror. Para votimit për anëtarësimin e FFK-së të pranishmëve iu ka drejtuar anëtari i Këshillit të FIFA-s, Senesh Erzik, i cili theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e FIFA-s. Më pas një fjalim e mbajti edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili fillimisht falënderoj Këshillin e FIFA-s që i ka rekomanduar Kongresit pranimin e Kosovës dhe përfshirjen e Kosovës në kualifikimet e Botërorit 2018.Ai sqaroi para delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe bëri me dije se Kosova është pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.Në fund të fjalimit të tij Vokrri tha se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA. Pas Vokrrit delegatëve iu drejtua nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, por pas përfundimit të fjalimit të tij presidenti i FIFA-s, Gianni Ifantino theksoi se Kongresi është trupi suprem që vendos për çështjen e Kosovës dhe kërkoi që të kalohet në votimin elektronik, ku Kosova mori 141 vota. Në fjalimin e tij para Kongresit pas pranimit Vokrri falënderoi presidentin e FIFA-s, zëvendëpresidentët dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të FIFA-s. “Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e FIFA-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Kongresit të FIFA-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e futbollit”, ka theksuar Vokrri, i cili ka marrë edhe ëmblemën e FIFA-s si dhuratë nga presidenti Infantino.më shumë

Sporti, një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë lansimin e Kornizës Strategjike të Sportit 2017-2021 gjatë një konference ku të pranishëm ishin përfaqësues institucional të sportit nga Republika e Sllovenisë, përfaqësues të Federatave të Sportit të Kosovës, si dhe përfaqësues të Departamenteve të Sportit nga komunat e Kosovës.Për lansimin e kornizës strategjike për sport foli edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i cili tha se lansimi i saj vjen në kohën më të mirë, pas përpjekjeve të gjata të federatave të sportit të Kosovës për tu njohur nga federatat ndërkombëtare të sportit, gjë e cila është arritur me sukses. Ai theksoi rëndësinë që organizatat sportive të veprojnë me plan strategjik si dhe nevojën e një koordinimi sa më të mirë mes të MKRS-së dhe federatave të sportit në mënyrë që kjo strategji të jetë e harmonizuar dhe funksionale.Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, duke folur për strategjinë për sport, theksoi se sporti në Republikën e Kosovës ka shënuar diferencën në hapat e saj të zhvillimit dhe të suksesit. Zëvendësministri përmendi pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON), pranimin në UEFA së fundmi, si disa nga sukseset që dëshmojë se mundi i sportistëve tanë ka bërë që Kosova të depërtojë edhe tek shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur atë. Zëvendësministri theksoi faktin se tashmë është dëshmuar suksesi i Kosovës dhe hapësirave shqiptare në rrafshin ndërkombëtar nëpërmjet talenteve të shumtë të sportit vendas. Kurse, Boro Strumbelj, Drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Sportit të Sllovenisë e cila ka ndihmuar MKRS-në në hartimin e strategjisë, përgëzoi MKRS-në për strategjinë për sport dhe premtoi se Sllovenia do të ndajë me Kosovën modelin e vet të suksesit në sport. Ai uroi Kosovën për pranimin në UEFA duke e konsideruar si një sukses të jashtëzakonshëm si dhe theksoi rëndësinë e investimit në sportin e të rinjve, si një parakusht për zhvillimin pozitiv të sportit në përgjithësi. më shumë

Presidenti Hasani takoi ministrin Shala

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka takuar sot Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të cilin biseduar rreth zhvillimeve në sportin e Kosovës dhe veçmas rreth aktiviteteve të KOK-ut, si dhe përgatitjeve që po bëhen për pjesëmarrjen e Kosovës sivjet në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit. Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Hasani u bisedua edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA, me çka sporti i Kosovës po e përmbyllë procesin e ndërkombëtarizmit. Ministri Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin dhe ndihmojnë sportin e Kosovës. Në funksion të kësaj, u shpreh Shala, MKRS-ja për punon në shumë drejtime për të përmbushur standardet e kërkuara, në legjislacion dhe infrastrukturë, në mënyrë që Kosova të prezantohet sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare.më shumë

previous

409-414 Nga 537

next

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0