Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Lajme

Presidenti Hasani dhe nënkryetari Makolli takuan kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach

Presidenti i Komitetit Olimpike të Kosovës, Besim Hasani dhe nënkryetari Fatmir Makolli kanë takuar sot në Lozanë të Zvicrës, presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.Presidenti Hasani e informoi z. Bach me të arriturat e sportit të Kosovës që prej pranimit në KON si dhe sfidat të cilat mbesin. Ai tha se është duke u punuar në vazhdimësi në avancimin e menaxhimit të federatave dhe klubeve si dhe hartimin e të gjitha akteve të nevojshme për një funksionim sa më të mirë. Po ashtu ai e informoi presidentin Bach edhe për investimet që po bëhen në infrastrukturë sportive.Një temë e veçantë e diskutimit ishte përgatitja e Kosovës për pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro që mbahen në muajin gusht të këtij viti. Presidenti Hasani tha se ekipi olimpik I Kosovës po bën të gjitha përgatitjet për të pasur një paraqitje dinjitoze në garat më të mëdha sportive në botë. Gjithashtu u diskutuar edhe për hapin e fundit të ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, që është pranimi në UEFA dhe FIFA, për çka u tha se priten lajme të mira qysh në fillim të muajit maj. Nga ana e tij presidenti Bach përgëzoi krerët e KOK-ut për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në promovimin dhe zhvillimin e sportit, në veçanti tek gjeneratat e reja. Ai premtoi ndihmë të vazhdueshme. Presidenti Hasani dhe nënkryetari Makolli po marrin pjesë në samitin e SportAccord, që është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të krerëve të sportit në botë. Aty ata kanë takuar edhe shumë homologë të tyre dhe zyrtarë të shumtë të sporteve nga shumë shtete.më shumë

Rendesia e Planifikimit Strategjik & Instrumenti Roadmap.

Ne datat 23 - 24 Prill 2016 ne Prishtine, Komiteti Olimpik i Kosoves me mbeshtetjen e Solidaritetit Olimpik organizon Seminarin: Rendesia e Planifikimit Strategjik & Instrumenti Roadmap.më shumë

Presidenti Hasani në Lozanë, lobon për pranim në UEFA dhe FIFA

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe nënkryetari Fatmir Makolli po marrin pjesë në një prej takimeve me të rëndësishme të njerëzve të sportit ndërkombëtar, në konferencën e SportAcoord, që po mbahet këtë vit në Lozanë të Zvicrës.Në këtë sesion të SportAccord marrin pjesë mbi 1500 zyrtarë të lartë të federatave sportive, shoqatave e financuesve të sportit. Aty do të diskutohen shumë çështje që kanë të bëjnë me sportin dhe në veçanti për Lojërat Olimpike 2016 që mbahen në Rio. Presidenti Hasani pritet të ketë dhjetëra takime më zyrtarë të ndryshëm të federatave ndërkombëtare.Një prej temave kryesore që kryetari Hasani do ta diskutojë më shumë zyrtarë ndërkombëtare, është pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA. Ai do të kërkojë që shtetet anëtare ta përkrahin Kosovën, në mënyrë që të mbyllet kapitulli disavjeçar i izolimit të futbollit kosovar. më shumë

Takim pune ne Ambasaden Sllovene ne Prishtine, Kosove

Ambasadori Slloven ne Republiken e Kosoves, Shkelqesia e tij z. Miljan Majhen, priti ne nje takim pune me perfaqesues te korporatave me drejtim Slloven ne Kosove, Presidentin e KOK Besim Hasani dhe Ekspertet Damjan Pintar e Elda Gjoka.më shumë

Komiteti Olimpik i Kosoves zyrtarizon Programin Marketing te Partnereve

Nga data 24.03.2016 Komiteti Olimpik i Kosoves ka zyrtarisht Programin Marketing te Partnereve! Mundesuar nga Komiteti Olimpik Nderkombetar me mbeshtetjen e Solidaritetit Olimpik, ekspertet e Marketingut Olimpik Damjan Pintar dhe Elda Gjoka ne konsultim bashkepunues me presidentin e KOK z. Besim Hasani, paraqiten ne mbledhjen e Bordit Ekzekutiv platformen marketing te Partnereve te KOK, nje instrument profesional e i sofistikuar ky qe mundeson partneret potenciale te perfitojne nga investimi ne Levizjen Olimpike dhe ne ekipin Olimpik te Kosoves ne RIO2016 e me tej. më shumë

Ndertimi i Projektit Marketing per KOK per Pjesemarrjen ne RIO2016!

Ekspertet nderkombetare per marketingun Olimpik, Damjan Pintar nga Sllovenia dhe Elda Gjoka nga Shqiperia, startuan punen intensive per projektin e Marketingut te KOK per Pjesemarrjen ne RIO2016!më shumë

previous

457-462 Nga 577

next

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0