Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Takim rasti i drejtuesve të KOK-ut me presidentit e IOC-ut, Thomas Bach

09.11.2018 09:24:46

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë pasur mbrëmë një takim rasti me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, me rastin e pritjes së organizuar nga Komiteti Olimpik i Evropës (EOC), para mbajtjes së Asamblesë Gjenerale.
Në një takim të shkurtër dhe shumë miqësor, presidenti Thomas Bach edhe një herë u interesua për Lëvizjen Olimpike në Kosovë.
I pari i sportit në botë njihet si mik i madh dhe njëri prej më meritorëve për anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, katër vjet më parë.
Drejtuesit e KOK-ut, Hasani e Haxhijaj, po marrin pjesë në Asamblenë e 47-të Gjenerale të EOC-ut, që sot nis punimet në Marbella të Spanjës.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0