Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Asambleja Gjenerale e ANOC-ut miraton Rezolutën, në të cilën përfshihet edhe mosdiskriminimi i sportistëve

29.11.2018 18:02:32

Asambleja Gjenerale e ANOC-ut (Asociacioni Ndërkombëtar i Komiteteve Olimpike) ka miratuar të enjten Rezolutën e 23-të të saj, gjatë punimeve të Asamblesë që për dy ditë radhazi u mbajtën në Tokio të Japonisë.
Ndër pikat e shumta të përfshira në Rezolutë, janë edhe ato që kanë të bëjnë me diskriminimin e sportistëve në lidhje me pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare.
“ANOC mbështet plotësisht pozitën e IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë pjesëmarrësve në të gjitha garat ndërkombëtare pavarësisht situatave politike”, thuhet në njërën nga pikat e Rezolutës.
Në një pikë tjetër shkruan se: “ANOC qëndron në mënyrë të vendosur prapa frymës së Rregullës 40 dhe u kërkon të gjitha Komiteteve Olimpike Kombëtare që të sigurojnë mbrojtjen e drejtave të Komiteteve tjera Olimpike Kombëtare gjatë periudhës së Lojërave”.
Me një fjalim të fortë kundër diskriminimit të sportistëve, asambleistëve iu drejtua edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili kërkoi nga Komitetet Olimpike dhe Federatat Ndërkombëtare, të mos ju jepet organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare shteteve që nuk respektojnë të gjithë sportistët me të drejta të barabarta.
Pjesë e Asamblesë ishin edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, të cilët gjatë dy ditëve patën takime me presidentin e IOC, Thomas Bach, ish-presidentin e ANOC-ut, Sheikh Al Sabah, si dhe takime të shumta me kryetarë të Komiteteve Olimpike Kombëtare, kryetarë të Federatave Ndërkombëtare, etj.
Pikërisht këtë muaj, boksieres Donjeta Sadiku iu mohua pjesëmarrja në kampionatin botëror në Indi, pasi qeveria e këtij vendi nuk i dha vizën hyrëse ekipit tonë të boksit.
Krahas boksit, edhe karateistët nuk u lejuan t’i përdorin simbolet shtetërore të Kosovës në botërorin e mbajtur në Madrid të Spanjës në fillim të këtij muaji, por që më pas me insistimin e IOC-ut, qeveria e Spanjës mori vendim të njoh simbolet shtetërore të Kosovës në garat sportive.
 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0