Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Vendimet e dala nga mbledhja e 26-të e BE të KOK-ut

05.12.2018 11:44:33

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e 26-të, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.


- U konstatua se përgatitjet për Kuvendin e Punës së KOK-ut, që mbahet më 21 dhjetor 2018 në Hotel Swiss Diamond, po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.
- U diskutua për përgatitjet e fundit për Gala-Mbrëmjen, me rastin e 4-vjetorit të pranimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Gala Mbrëmja mbahet më 9 dhjetor në Hotel Venus në Prishtinë.
- U caktuan sportistët që do të marrin pjesë në Festivalin Dimëror Evropian për të rinj (EYOF), Sarajeva 2019.
- Shef i misionit për EYOF Sarajeva 2019 u caktua Jeton Rudari.
- U caktua komisioni për EERADO (Organizata Regjionale e Evropës për Anti-Doping), i cili do të përbëhet nga Agron Kuka dhe Avni Nuha.
- U dhanë informata për pjesëmarrjen e anëtarëve të Bordit në Kuvendet e Punës të federatave të skitarisë, tenisit dhe bejsbollit e softbollit.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0