Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK organizoi pritje për vullnetarët në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve

05.12.2018 15:08:53

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë organizuar të mërkurën pritje për vullnetarët, për nderë të 5 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve.
Presidenti Hasani përgëzoi vullnetarët për këtë ditë, duke i falënderuar njëkohësisht për kontributin e çmuar që po e japin gjatë organizimit të aktiviteteve të organizuara nga KOK-u.
“5 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve, me qëllimin e vetëm që në këtë ditë simbolike dhe të fuqishme të shprehim konsideratën ndaj vullnetarëve në mbarë botën. Edhe organizimi i Lojërave Olimpike është i pamundur pa ndihmën e vullnetarëve, andaj si KOK ju falënderojmë mijëra herë që keni qenë dhe vazhdoni të jeni afër nesh”, deklaroi Hasani para vullnetarëve.
Me moton “Partneritet i qëndrueshëm”, u tha që bashkëpunimi të fuqizohet edhe më shumë, pasi me angazhimin dhe punën e vullnetarëve rritet edhe cilësia e aktiviteteve.
Një nga aktivitetet e shumta ku vullnetarët dhanë kontribut të çmuar gjatë vitit 2018 ishte Festivali Olimpik Pyeong Chang 2018 i organizuar në Prishtinë, për çka presidenti Hasani paralajmëroi edhe Festivale tjera.
Sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, u tha vullnetarëve se në të ardhmen do të marrin edhe certifikata nga KOK-u në mënyrë që të kenë dëshmi për punën e tyre si vullnetarë.
Drin Ferataj, përfaqësues i vullnetarëve falënderoi KOK-un për pritjen dhe besimin e vazhdueshëm që ka në ta, derisa theksoi se angazhimi në aktivitete të KOK-ut është njëra prej mënyrave më të mira për ndërgjegjësimin e rinisë tonë. Elira Hasangjekaj dhe Liri Hashani theksuan se përvoja e marrë në aktivitete të KOK-ut, njohja me sportistë të shumtë dhe rezultatet e tyre, do t’ju ndihmojë në studimet e tyre të gazetarisë, për çka në të ardhmen synojnë të bëhen edhe gazetare të sportit.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0