Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK përgëzon dhe nderon me mirënjohje Kosova Press-in për 20-vjetorin e themelimit

05.01.2019 14:47:00

Agjencia e lajmeve, Kosova Press, festoi mbrëmë 20-vjetorin e themelimit të saj.
Në ceremoninë e organizuar në Hotel Emerald, ndër mysafirë të shumtë si kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendës kryeministri Fatmir Limaj etj, morën pjesë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj.
Kosova Press ishte themeluar më 4 janar 1999, në periudhën e luftës në Kosovë, ndërsa prej vitit 2017 janë sponsor medial i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Për shkak të bashkëpunimit të frytshëm dhe duke qenë krahë i djathtë i aktiviteteve të shumta të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, ndanë mirënjohje të veçantë për Kosova Pressin, të cilën e pranoi pronari, Skënder Krasniqi.
KOK i uron suksese të mëtejme Kosova Pressit, të cilët tanimë janë shndërruar në njërën nga agjencitë më të mëdha në Ballkan, përmes teknologjisë së avancuar.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0