Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Fotografi i KOK-ut, Shpend Ahmeti, fitoi çmimin “Ali Shala”

11.01.2019 22:00:57

Fotografit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shpend Ahmeti, i ka takuar çmimi "Ali Shala" për "Fotografin më të mirë të vitit 2018", në ceremoninë e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), kushtuar doajenit të gazetarisë sportive, Ali Shala.

Juria e SHGSK-së kishte përzgjedhur fotot e Ahmetit si më të mirat, derisa disa shumica e fotove janë nga aktivitetet e KOK-ut.

"Faleminderit jurisë për përzgjedhjen, si dhe KOK-ut e federatave për besimin që kanë në mua", tha Ahmeti pas marrjes së çmimit. Ai është fotograf edhe i aktiviteteve të organizuara nga shumica e federatave. Në ceremoninë e mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë, morën pjesë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, si presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj etj, ndërsa nuk munguan edhe personalitete tjera të sportit.
Presidenti Hasani ndau çmimin për “Vepër Jetësore” për legjendën e futbollit mbarëshqiptar, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar. Vokrri ishte president i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe nënpresident i KOK-ut, ndërsa çmimin e pranoi, djali i tij, Gramozi. Për “Vepër Jetësore” u nderua edhe Agim Binaku, doajenë i gazetarisë.
SHGSK ndau edhe çmime tjera si: Kronika më e mirë: Avni Shabani, shkrimi më i mirë: Valon Konushevci e Moral Pozhegu, derisa me mirënjohje u shpërblyen edhe Andin Lokaj, si komentatori më i mirë dhe Lorik Jashanica, gazetari më i mirë i ri.
KOK nderoi sot edhe veprën e ish-futbollistit të Prishtinës, Burim Hatipi, njëherit ish doajenë i gazetarisë sportive, duke marrë pjesë me një ekip në turneun e futbollit të sallës, të cilin e fitoi Policia e Kosovës.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0