Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Klea Vrella e Elba Kokaj të pafat në garën e sllallomit në EYOF Sarajeva 2019

11.02.2019 15:25:42

Skitaret tona, Klea Vrella dhe Elba Kokaj, kanë qenë të pafat në lëshimin e parë të sllallomit për femra në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Sarajeva dhe Sarajeva 2019.
Për shkak të kushteve atmosferike që mbretëronin në Qendrën Skitare të Jahorinës në Sarajevë, Vrella doli nga shtegu, ndërsa Kokaj edhe pse arriti në cak, pas rreth një ore organizatori konfirmoi se ajo është diskualifikuar për shkak të një gabimi gjatë garës. Elba në momentin e arritjes në cak doli e 75-ta.
Vrella e Kokaj ishin vetëm dy nga dhjetëra garuese që nuk arritën në cak. Skitaret tona kishin numrin rendor të lëshimit 96 dhe 97.
Kushtet atmosferike bënë që edhe lëshimi i dytë i sllallomit të shtyhet për disa orë.
“Në bazë të vlerësimit tim kryesisht atmosfera ishte e mirë, sidomos gjatë kohës sa nuk kanë dalë nga shtegu, por pak kushtet kanë ndikuar dhe për këtë arsye u shty edhe lëshimi i dytë. Po shpresojmë që në sllallom të madh të jemi më stabil”, deklaroi trajneri Feim Kollçaku.
Gara e ardhshme e Klea Vrellës dhe Elba Kokajt është sllallomi i madh që zhvillohet të mërkurën.
KOK iu uron më shumë fat dhe suksese skitareve tona, të cilat po e përfaqësojnë Kosovën në EYOF-in Dimëror 2019.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018