Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kelmendi, fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror

26.08.2014 14:31:45

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Rusi. Xhudistja kosovare, në finalen e kategorisë deri në 52 kilogram e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu.

Majlinda Kelmendi ia ka zdritur fytyrën Kosovës sërish. Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Rusi.

Kelmendi, e drejtuar nga trajneri Driton Kuka, në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu.

Pejania pati katër duele deri në finale. Në rrethin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në rrethin e dytë e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia.

Në rrethin e tretë kosovarja eliminoi kongolezen Bundmaa Munkhbaatar, derisa në çerekfinale ishte më e mirë se kubanezja, Yanet Bermoy Acosta.

Kurse, në gjysmëfinale Kelmendi kishte përballë rusen Natalia Kuziutina, të cilën e eliminoi me lehtësi. 

Ne linkun me posht e gjeni garen ne tëresi, ndersa Majlinda fillon te minuta 59:00 :LINK

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0