Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Delegacioni i KOK në Berlin për vizitë pune në KO të Gjermanisë‏

13.09.2014 10:03:17

Presidenti i KOK, z. Besim Hasani dhe Fatmir Makolli, Nënpresident, të shoqeruar nga Megi Maass u priten nga Presidenti i KO të Gjermanisë z. Alfonso Herman.Ju përkujtojme se z. Herman zevendësoj z. Thomas Bach, pasi ai, një vitë me parë, ishte zgjedhur President i Komitetit Olimpik Nderkombëtar.
Me ndermjetesimin e zonjes Megi Maass, nënkryetare e Komisionit të KOK për marredhenie me jashtë, z. Herman kishte ftuar delegacionin e KOK për vizitë pune në Berlin.
Në këtë takim z. Hasani njoftoj homologun e tij për zhvillimet e sportit të Kosovës në përgjithësi dhe aspiratat e përfaqësuseve të institucioneve sportive të Kosovës për pranim në FN dhe ne KON.
z. Herman premtoj së përfaqësuesit e shtetit gjerman në KON dhe në FN do të ndihmojne KOK dhe Federatat e Kosoves për anëtarsim.
Mbështetje të plotë ju garantua delegacionit të Kosovës edhe në ngritjen e kapaciteteve të trajnereve sportisteve dhe administratoreve të sportit nëpërmjet dërgimit të eksperteve në Kosovë dhe përgatitjeve të përbashkëta të ekipeve Kombëtare.
Ndihma nuk do të mungoj as në fushat tjera në të cilat ka nevojë sporti i Kosovës duke përfshi edhe pajisjet dhe rekvizitet sportive.
Përvec takimit në ambientet e Komitetit Olimpik të Gjermanisë, z. Herman ftoj delegacionin e KOK në asamblenë vjetore të drejtueseve femra në organizatat sportive të Gjermanisë.
z. Herman në fjalen e tij përshendetëse falenderoj delegacionin e Kosovës për pjesëmarrje dhe i ftoje të gjitha përfaqësueset e Federatave sportive të Gjermanisë për bashkepunim të gjerë me organizatat sportive te Kosoves.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike ā€œRIO 2016ā€. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0