Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Dy medalje për xhudon, Loriana Kuka e argjendtë në Grand Prix Marrakech 2019

10.03.2019 17:53:40

Loriana Kuka ka fituar sot medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos Marrakech 2019 të Marokut.
Xhudistja jonë pësoi humbje në finale nga gjermanja Ana Maria Wagner, kategoria deri në 78 kilogramë.
Deri në finale, Loriana fitoi tri luftëra, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Kuka fitoi 490 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Medalje të argjendtë, të parën në karrierë e ka fituar sot edhe Fationa Kasapi, në Kupën Evropiane për kadete, që u mbajt në Zagreb të Kroacisë. Kasapi shënoi pesë fitore me ippon, kategoria -57 kg.
Në këtë garë, medalistja e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj, Erza Muminoviq, zurin vendin e shtatë, kategoria -48 kg. Arbër Nikçi u ndal në luftë e parë.
KOK përgëzon suksesin e radhës të sportit më të suksesshëm të Kosovës, me në krye mjeshtërin Driton Kuka.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0