Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Panairi i Sportit, mundësi e mirë për njohjen e sporteve

26.09.2014 08:12:38

Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, është duke u mbajtur Panairi i Sportit i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve për Kulturë Fizike të Prishtinës.
Gjatë hapjes së këtij panairi morën pjesë kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Memli Krasniqi, kryetarë federatash, nxënës të shkollave fillore të Prishtinës dhe dashamirë të sportit në Kosovë.
Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani tha se ky organizim synon që të rinjtë t’i njoftojë me sportet të ndryshme, pasi kjo ndikon në ruajtjen e shëndetit dhe zvogëlimin e krimit.
“Me organizimin e këtij panairi synohet që fëmijëve parashkollor dhe të shkollave të mesme t’u tregohet oferta sportive, çka ofron sporti i Kosovës në mënyrë që sa më shumë të merren me sport, sepse sporti ndikon në ruajtjen e shëndetit dhe zvogëlon krimin”, tha Hasani.
Ai po ashtu tha se është një numër i vogël i atyre qe merren me sport dhe me aktivitete të tilla synojmë që ta rrisim interesimin e të rinjve.
I kënaqur me këtë organizim ishte edhe kryetari i Federatës së Taekwondo-së së Kosovës, Nuhi Gashi, i cili tha se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë që të njoftohen rreth sporteve që praktikohen në Kosovë.
“Ky organizim është shumë i rëndësishëm edhe pse pak me vonesë dhe shpresojmë që do të jetë tradicional. Kjo është një mundësi e mirë që qytetarët të njoftohen për sportet të ndryshme, pasi ka shumë që nuk e dinë se shumë sporte ekzistojnë. Po ashtu kjo është një mundësi e mirë që të rinjtë të njoftohen dhe të marrin adresat e sporteve të ndryshme, në mënyrë që të shkojnë dhe të regjistrohen atje”, tha Gashi.
Pjesë e Panairit të Sportit janë 30 Federata të Kosovës dhe pritet që në të ardhmen të bëhet tradicional, pasi interesimi është shumë i madh.
 

 Ne minuten e 29:50 seconda gjeni disa pamje nga ky aktivitet

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0