Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani takoi Klubin e Grave Ndërkombëtare në Prishtinë

14.05.2019 20:16:33

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ishte i ftuar sot nga Klubi i Grave Ndërkombëtare në Prishtinë (IWCP), me të cilat bashkëbisedoi për Lëvizjen Olimpike në Kosovë.

Presidenti Hasani, duke i falënderuar për ftesën, i njoftoi gratë e kësaj organizate me procesin e ekzistimit të sportit në Kosovë në kohën e izolimit dhe atë të pas luftës, si dhe procesin e anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Gjatë bashkëbisedimit presidenti Hasani i njoftoi edhe me aktivitetet e KOK-ut për edukimin Olimpik, ku të pranishmet panë pamje të Festivalit Sportiv Prishitina 2019, si dhe Festivali Olimpik Dimëror PyeongChang 2018, i mbajtur në shkurt të vitit të kaluar.
Në emër të kësaj organizate, presidentja Anna Gorska, falënderoi presidentin Hasani për kohën dhe njoftimin me Lëvizjen Olimpike në Kosovë, derisa të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi i kësaj organizate me KOK-un të thellohet edhe më shumë.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018