Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Edhe 10 komuna i thonë PO Ditës Olimpike 2019

15.05.2019 10:27:31

Edhe tetë komuna tjera të Kosovës i kanë thënë ‘PO’ organizimit të Ditës Olimpike 2019, pas takimit të mbajtur mes drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe drejtorëve të Drejtorive të Sportit në Komuna të Kosovës.
Në takimin me presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv, Ramadan Selimi, morën pjesë drejtorët e Drejtorive të Sportit në komunat e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Podujevës, Vushtrrisë, Deçanit, Obiliqit dhe Junikut.
Të gjitha këto komuna diskutuan detajet me drejtuesit e KOK-ut për organizimin e kësaj dite, në të cilën marrin pjesë fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008).
Para këtyre komunave, konfirmimin e kanë bërë edhe 13 komuna tjera, si dhe komuna e Prizrenit dhe Mitrovicës, të cilat edhe vitin e kaluar e kishin organizuat Ditën Olimpike 2018, e që të gjitha e kanë quar në 23 numrin e komunave që bashkërisht me KOK-un do të organizojnë Ditën Olimpike 2019.
Dita Olimpike këtë vit organizohet më 27 maj, ndërsa për shumë komuna do të jetë hera e parë që i bashkohen këtij projekti.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018