Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani bëri homazhe pranë varrit të legjendës Fadil Vokrri

09.06.2019 18:00:21

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka bërë homazhe sot pranë varrit të legjendës, Fadil Vokrri, në një-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Vokrri ishte president i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ai u nda nga jeta më 9 qershor 2018 pas sulmit në zemër.
"Kujtimi për Fadilin nuk do të shuhet kurrë. Lëvizja Olimpike në Kosovë do ta kujtojë përherë si idhull i shumë brezave, që me talentin e tij në fushë, bëri për vete miliona shqiptarë, si dhe për kontributin e madh të dhënë në ndërkombëtarizimin e futbollit në UEFA e FIFA. I jemi përherë mirënjohës veprës së tij dhe gjithë atyre që nuk janë më në mesin tonë", ka thënë ndër të tjera presidenti Hasani.
I pari i Lëvizjes Olimpike në Kosovë ka vënë kurora lulesh në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018