Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Boksierët po përgatiten në Herceg Novi dhe Shkodër për Lojërat Evropiane Minsk 2019

10.06.2019 11:01:06

Ekipi i boksit që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Evropiane Minsk 2019, prej disa ditësh po përgatitet në Herceg Novi të Malit të Zi, ndërsa sot do të udhëtojnë drejt Shkodrës së Shqipërisë.
Boksierët po i “mbushin bateritë” për përfaqësim sa më të mirë në Minsk 2019, të cilat për sportin e boksit vlejnë edhe si Kampionat Evropian.
Donjeta Sadiku ( kategoria -60 kg), Shpëtim Bajoku (-64 kg), Patriot Behrami (-69 kg) dhe Ardit Delijaj (-81 kg), janë katër boksierët nga 12 sportistë sa numëron lista e Kosovës për Lojërat Evropiane.
Me boksierët në përgatitje janë edhe trajnerët Shefki Bogujevci e Besim Brahimi, si dhe përgjegjësi i ekipit, Latif Demolli.
Përgatitjet mundësohen financiarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa Federata e Boksit e Kosovës ka zgjedhur Herceg Novin, për shkak të përgatitjeve të përbashkëta edhe me ekipet e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Ekipi kthehet në Kosovë në fillim të javës së ardhshme, para se të nisen për Minsk më 19 qershor.
Lojërat Evropiane Minsk 2019 mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018