Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Takim i përbashkët vjetor i dy Komiteteve Olimpike ,Shqipëri-Kosovë

08.12.2014 08:37:40

Në kuadër të bashkëpunimit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, në ambientet e resortit “Te Stela” në kilometrin e shtatë të autostradës Tiranë-Durrës, është zhvilluar takimi i përbashkët vjetor. Në këtë takim pjesëmarrës ishin përfaqësues të anëtarëve të bordeve ekzekutive të Komiteteve Olimpike dhe federatave sportive si dhe drejtorive të sportit pranë Ministrive përkatëse. Të pranishëm ishin kryetarët dhe sekretarët e federatave sportive, por edhe një numër i konsdideruëm të përfaqësuesve të medieve nga të dy shtetet.
Të dy preidentët Viron Bezhani dhe Besim Hasani, folën për punët e bëra deri tashti, por edhe detyrat që i presin për përgatitjet e sportistëve si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova për pjesëmarrje sa më të suksesshme në Lojërat Olimpike . Të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Arsimit dhe i Sporteve të Shqipërisë, Rauf Dimraj dhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës. Aktiviteti i zhvilluar është në vijim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet federatave gjegjëse, shkëmbimin e eksperiencave në organizimin e projekteve dhe të aktiviteteve të përbashkëta.
Viron Bezhani dhe Besim Hasani kanë përshëndetur të pranishmit, ndërsa  kryetari i KOK-ut, Besim Hasani,ka bërë përshkrimin e rrugëtimit të Kosovës si anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar , duke shpresuar që më 8-9 dhjetor të anëtarësohet në Monako me të drejtat e plota. U tha se është shumë e rëndësishme mbështetja e Turqisë po i jep komiteteve gjegjëse. Përgatitja e përbashkët me kuadrin e trajnerëve  do të japë rezultate më cilësore dhe do të kontribuojë për rritjen e cilësisë së sportit në përgjithësi.  Në emër të Federatës Shqiptare të Mundjes ka përshëndetur presidenti Martin Biba, ndërsa dy federatat e Taekondosë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, që është firmosur nga zëvendëspresidenti Leo Kapri dhe Vilton Selmani për Kosovën. Forcimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit  është qëllimi i përbashkët  për dy komitetet, për të zhvilluar sportin, rritur cilësinë sportive, por edhe shkëmbyer eksperiencat apo idetë dhe për të synuar që të fitohen medalje në kampionatet evropiane, botërore, por edhe në olimpiadat e ardhshme. Komiteti Olimpik i Kosovës, përkatësisht kryetari Besim Hasani ka dhënë një mirënjohje për Viron Bezhanin për angazhimin e tij  për anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, kurse Gani Kosumi, redaktor i Sportit në Radio Kosovë,ka dhuruar librin “Gani Kosumi, 30 vjet të gazetarisë sportive” të autorit Xhavit Kajtazi,  për Viron Bezhanin, libër ky që në vete ngërthen periudhat e vështira të sportit të Kosovës të ilustruar me shifra dhe fakte, por edhe të ilustruara me fotografi të kohës.
G.Kosumi

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0