Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova anëtare me të drejta të plota në KON

09.12.2014 11:58:21

Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, një hap që u mundëson sportistëve kosovarë të marrin pjesë në kualifikimet për Lojërat Olimpike Rio 2016.

Vendimi është marrë në kongresin e KON-it i cili është duke u mbajtur në Monako. Duke arsyetuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim të plotë, Pierre Miro tha se Kosova është një vend i sportit.
“Kosova është një vend real i sportit me një strukturë reale të sportit, me 34 federata 8 nga të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht me status të plotë dhe 4 me status të pjesshëm”, tha Miro.
Në tetor të këtij viti, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kishte marrë vendim për njohjen e përkohshme të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe kishte propozuar që Komitetit Olimpik të Kosovës t'i jepet njohje e plotë në sesionin e ardhshëm të IOC që do të mbahet në dhjetor në Monako.
Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar në vitin 1992 dhe inkorporon më shumë se 30 federata kombëtare, 13 nga të cilat janë federata të pranuara ndërkombëtarisht.
Nga këto, gjashtë janë anëtarë të plotë të federatave përkatëse ndërkombëtare, ndërsa shtatë të tjera janë anëtare të përkohshme apo të asociuara.
Bordi Ekzekutiv i IOC-së, kishte vënë në dukje se Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbushur kërkesat për pranim të përshkruara në Kartën Olimpike. Këto përfshijnëkriteret sportive dhe teknike si dhe përkufizimin e "vendit", sipas përcaktimit në Rregullin 30.1 - "një shtet i pavarur i njohur nga bashkëia ndërkombëtare".
Kosova është njohur si shtet nga 108 shtete anëtare të OKB-së, nga gjithsej 193.  

 

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka falënderuar delegatët e kongresit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të cilët mbështetën anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë komitet. Që nga sot, sportistët kosovarë kanë të drejtë të garojnë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike me të drejta të barabarta me shtetet tjera, prandaj Besim Hasani e quajti këtë si “ditë historike”.

“Kjo është një ditë e madhe, historike për sporistët e Kosovës. Ju faleminderit shumë”, tha Hasani para delegatëve të KON-it.

“Kemi shumë sportistë që kanë marrë medalje. Kjo njohje është një njohje se çka mund të arrihet përmes sportit”.

“I falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur”.

“Kjo është një arritur e madhe, por nuk është fundi i një udhëtimi. Eshtë vetëm, fillimi i një udhëtimi për Kosovën”, tha Besim Hasani.

Kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës i ka dorëzuar kreut të KON-it, Thomas Bach, një suvenir me një hartë të Kosovës në të.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0