Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Marius Vizer nderon Majlinda Kelmendin

16.12.2014 08:01:49

Organizuar nga Komitetit Olimpik i Kosovës dhe Federata e Xhudos e Kosovës, sot, në ambientet e  Hotelit Sirius në Prishtinë iu është bërë pritje, kryetarit të Nderit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, zotëri Marius Vizerit. 

 

Qëllimi kryesor i kësaj vizitete të z.Vizer në Kosovë ishte përgëzimi i pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, por edhe ndarja e shpërblimit të çmimit prestigjioz për Majlinda Kelmendin e cila nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos është shapllur xhudistja më e mirë në botë nga të gjitha kategoritë. Ajo për këtë sukses të shënuar, u nderua edhe me një çek hiç më pak se 50 mijë dollarë.

 

Të pranishëm në këtë solemnitet ishin, Besim Hasani, kryetar i KOK-ut, Memli Krasniqi, kryetar nderi i FXHK-së, Agron e Driton Kuka, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. Pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në KON, hap rrugë për afirmimin e sportistëve të Kosovës dhe për këtë dihet punë, angazhim dhe mesiguri rezultatet nuk do të mungojë.

 

Përkrahja që i dha Marius Vizer, Maljda Kelmendit dhe rezultate dhe tashti ajo është kampione e dyfishtë botëore dhe e evropës. G.K

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0