Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Ftesë për aplikim për kursin ASMC 2

11.07.2019 15:17:06

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) më 4 tetor 2019 do të fillojë me Edukimin Olimpik për Menaxhimin e Avancuar Sportiv (gjenerata e dytë), për të cilën fuqishëm konsiderojmë se është baza dhe një nga faktorët kryesor për arritje të rezultateve kulmore për sportistët më të mirë të Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës inkurajon Federatat Sportive Kombëtare që të propozojnë kandidatët (liderët e tyre: presidentët, sekretarët e përgjithshëm apo nënkryetarët), si dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, që të aplikojnë për pjesëmarrje në Kursin ASMC 2.

Propozimet duhet të dërgohen në e-mail adresën: [email protected] më së largu deri më datën 5 shtator 2019.

Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) është një program edukues cilësor që paraqet platformën teoriko-praktike për avancim në punë në kuadër të Organizatave Sportive Olimpike (OSO), ku bëjnë pjesë sportistët, trajnerët, referët, klubet sportive, Federatat Sportive Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare, Komitetet Olimpike Kombëtare, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komitetet Organizative, mediat etj.

Programi ka 6 Module dhe zgjatë nga 4 tetori i vitit 2019 deri më 29 mars 2020. Diplomimi bëhet më 25 e 26 prill 2020.

Ligjërues të përhershëm të kursit janë: Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS, MEMOS 19 dhe Elda Gjoka, drejtoreshë kombëtare për organizimin e kurseve bazike për administratorë të sportit, MEMOS 9.
Të gjithë ligjëruesit janë të certifikuar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të ligjëruar në kurse të tilla.

Programi ASMC është përpiluar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në bashkëpunim me mbi 150 ekspertë dhe shkencëtarë me renome botërore, si dhe nga menaxherë të shumtë sportiv dhe përfshinë mësimin/studimin e kompetencave kyçe që janë të domosdoshme për udhëheqje të suksesshme me OSO nëpërmjet moduleve në vijim:

1. Organizimi i Organizatave Sportive Olimpike (OSO), prej 4-6 tetor 2019
2. Menaxhimi Strategjik i OSO, me 8-10 nëntor 2019
3. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në OSO, prej 6-8 dhjetor 2019                              
4. Menaxhimi me Financa në OSO, prej 24-26 janar 2020
5. Marketingu Sportiv i OSO, prej 28 shkurt-1 mars 2020
6. Menaxhimi i një ngjarje të madhe sportive, prej 27-29 mars 2020

Diplomimi për ASMC 2, prej 25-26 prill 2020
                                                                                                           
Kandidati i propozuar nga federata e vet sportive Olimpike, duhet të plotësojë kushtet në vijim:

- të ketë të përfunduar Universitetin;                                                                                                                    

- të ketë të përfunduar Kursin Bazë për Administratorë të Sportit
- të njoh gjuhën angleze, frënge ose spanjolle (mundësisht të flas dhe të shkruajë rrjedhshëm)                                                       
- të jetë i autorizuar nga federata për të kontribuar në një fushë strategjike për federatën

Përveç këtyre kushteve, kandidati respektivisht federata, duhet të:

-    paguajë 20 Euro në xhirollogarinë e KOK-ut: Pro Credit Bank 111 021 607 8000 138                                                            
-    nëse aplikuesi pranohet nga komisioni përkatës i KOK-ut, kandidati ose federata përkatëse duhet të paguajë edhe 100 Euro
                                              
Organi kompetent i Komitetit Olimpik të Kosovës do të shqyrtojë aplikacionet dhe do të bëjë përzgjedhjen e 12-14 individëve (40% prej tyre të njërës gjini), të cilët do të vijojnë kursin ASMC 2.

Pas përfundimit të çdo Moduli, kandidati duhet të punojë një rast studimor brenda afatit të caktuar, i/e ndihmuar nga Mentori. Mosdorëzimi me kohë i rastit studimor nënkupton se kandidati ka hequr dorë nga ASMC 2.

Është me rëndësi me u theksuar se kandidatët që me sukses e përfundojnë edukimin do të marrin diplomën përkatëse nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, certifikatë kjo që paraqet referencë/rekomandim prestigjioz për punë në administratën e organizatave sportive të Kosovës dhe në organizatat sportive evropiane dhe botërore.

Federata që dërgon përfaqësuesin e saj në ASMC mund të kërkojë nga kandidati të kontribuojë në njërën nga nënfushat e 6 fushave në vijim, që i nevojitet më së shumti Federatës:

     1. ORGANIZIMI I ORGANIZATËS TUAJ OLIMPIKE
1.1 Mjedisi veprues i organizatës tuaj
1.2 Natyra e organizatës tuaj
1.3 Qeverisja e mirë e organizatës tuaj
1.4 Menaxhimi i Informatave dhe Teknologjia Informative
1.5 Menaxhimi i ndryshimit në organizatën tuaj

        2. MENAXHIMI STRATEGJIK
2.1 Përgatitja për procesin strategjik
2.2 Diagnoza e mjedisit të organizatës tuaj
2.3 Vizioni, Vlerat, Misioni dhe Objektivat strategjike të Organizatës tuaj
2.4 Plani i veprimit për organizatën tuaj
2.5 Kontrolli dhe vlerësimi i Planit Strategjik të organizatës tuaj sportive
 
     3.  MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE
3.1 Organizimi i menaxhimit të Burimeve Njerëzore në organizatën tuaj
3.2 Zhvillimi i strategjisë së Burimeve Njerëzore në organizatën tuaj
3.3 Rekrutimi dhe motivimi i Burimeve Njerëzore në organizatën tuaj
3.4 Zhvillimi i Burimeve Njerëzore nëpërmjet trajnimit në organizatën tuaj
3.5 Zhvillimi i aftësive për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Organizatës tuaj

      4.  MENAXHIMI I FINANCAVE
4.1 Menaxhimi i mirë financiar në organizatën tuaj
4.2 Planifikimi financiar në organizatën tuaj
4.3 Buxhetimi i organizatës tuaj
4.4 Kontabiliteti për financat
4.5 Vlerësimi dhe raportimi

     5.  MENAXHIMI I MARKETINGUT
5.1 Çfarë mund të marketon organizata juaj?
5.2 Menaxhimi i cilësisë së ofertës së organizatës tuaj
5.3 Zhvillimi i strategjisë së marketingut në organizatën tuaj
5.4 Menaxhimi i sponsorizimit në organizatën tuaj
5.5 Zhvillimi dhe menaxhimi i strategjisë së marketingut në organizatën tuaj

     6.  ORGANIZIMI I NJË NGJARJE TË MADHE SPORTIVE
6.1 Vendimi për organizimin e një ngjarje të madhe sportive në organizatën tuaj
6.2 Struktura ligjore dhe funksionale e organizatës tuaj
6.3 Organizimi i ngjarjes sportive nga organizata juaj
6.4 Menaxhimi i Burimeve Njerëzore për ngjarjen sportive të organizatës tuaj
6.5 Organizimi për akomodim, transport, vende dhe hapësira


Data me rëndësi:
1.    Afati i fundit për aplikim dhe pagesë të shumës 20 Euro – 15 gusht 2019
2.    Përzgjedhja e aplikuesve dhe publikimi i listës – 16 shtator 2019
3.    Konfirmimi për vijimin e kursit dhe afati i fundit për pagesën në shumën 100 Euro – 23 shtator 2019
4.    Moduli 1 - 4-6 tetor 2019
5.    Moduli 2 – 8-10 nëntor 2019
6.    Moduli 3 – 6-8 dhjetor 2019
7.    Moduli 4 – 24-26 janar 2020
8.    Moduli 5 – 28-1 mars 2020
9.    Moduli 6 – 27-29 mars 2020
10.     Diplomimi në kursin ASMC 2 – 25-26 prill 2020

Vërejtje: Kandidati plotëson kushtet për diplomim, vetëm nëse ndjek të gjitha modulet!
KOK për çdo vit do të aplikojë në MEMOS me një vijues që përfundon me sukses kursin ASMC
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018