Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në mes KOK dhe disa Komunave të Kosovës

26.12.2014 16:31:34

Komiteti Olimpik i Kosovës, bazuar në kriteret e Solidaritetit Olimpik të KON-it, sipas propozimeve të Federatave Sportive Olimpike të Kosovës, të sporteve individuale, ka përzgjedhur Ekipin Kombëtar Olimpik të Kosovës, në përbërje të së cilës janë sportist të Komunave të ndryshme të Kosovës. Në zyrën e KOK u bë nënshkrimi solemn i Memorandum bashkëpunimi midis KOK dhe kryetarëve të Komunave nga vijnë anëtaret e Ekipit Olimpik RIO 2016. Në KOK ishte i pranishëm kryetari i KK të Fushë-Kosovës, Burim Berisha dhe përfaqësuesja e KK Prishtinës, për Rini, Kulturë dhe Sport, Saranda Bogujevci, ku nënshkruan memorandumin me kryetarin e KOK-ut, Besim Hasanin. Ja 15 sportistë që do të marrin bursë olimpike mujore nga 500 dollarë: Prishtinë- Lum Zhaveli, Rita Zeqiri (not). Në Fushë Kosovë: Erendita Gërguri (taekwondo). Në Ferizaj: Qëndrim Guri (çiklist). Në Pejë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Letrime Krasniqi (xhudo). Në Viti: Urata Rama, Lumturie Rama (shenjëtari). Në Dardanë: Musa Hajdari e Vijona Kryeziu (atletikë). Në Skenderaj: Hazir Asllani (shigjetari). Në Prizren: Armend Xhoxhaj (boks) e Kastriot Sedolli (mundje). Hasani tha se pas 4 janarit pritet një përfaqësues i KON-it të vjen në Prishtinë dhe të nënshkruajë kontratë me secilin nga këta sportistë që përfiton bursë olimpike. Kjo listë që është dërguar në KON, pritet të miratohet nga ky asociacion.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0