Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hasani për ndarjen nga jeta të Artan Venharit: “Sporti humbi një njeri inteligjentë dhe me vlera të larta”

10.09.2019 19:23:38

Në nderim të veprës dhe kontributit të Artan Venharit, kryetar i Federatës Aeronautike të Kosovës, i cili të shtunën e 7 shtatorit u nda nga jeta, në Hotel Grand në Prishtinë, u organizua mbledhje komemorative.
Të pranishëm krahas familjarëve e miqve të shumtë, ishin edhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye presidentin Besim Hasani, derisa nuk munguan edhe figura të shquara politike, kulturore e sportive.
Presidenti Hasani në fjalimin e tij në emër të Lëvizjes Olimpike në Kosovës, çmoi lartë veprën dhe kontributin e pashoq të Artanit në masivizimin e Federatës Aeronautike të Kosovës, si dhe zhvillimin e sportit në përgjithësi.
Presidenti Hasani kujtoi me krenari kohën kur bashkë me Artanin diskutonin për planin strategjik të Federatës Aeronautike gjatë kursit për administratorë sporti, për vizionin e qartë të Artanit për drejtimin e aeronautikës me objektiva strategjike!
Hasani theksoi se Kosova dhe sporti humbën një njeri me inteligjencë të rrallë dhe me virtyte të larta shoqërore.
Artani ndërroi jetë gjatë një aksidenti derisa ishte duke praktikuar paragllajdizmin në qytetin e Prizrenit.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018