Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Vendimet nga mbledhja e 38-të e BE të KOK-ut

11.09.2019 14:13:10

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës mbajti mbledhjen e 38-të të saj, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e marra:

-    U konstatua se përgatitjet për Forumin e Sportit, që do të hapë Javën Evropiane të Sportit po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. Forumi do të mbahet më 23 shtator në Hotel Swiss Diamond. Java Evropiane e Sportit mbahet nën patronatin e ministrit për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi.
-    U vendos që Konferenca Barazia Gjinore dhe Diversiteti të mbahet më 8 tetor 2019.
-    Konferenca Rajonale e SIGA-s Prishtina 2019, do të mbahet më 22 tetor 2019 në Hotel Swiss Diamond.
-    U vlerësua lart paraqitja e ekipit tonë në Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019. Kosova u përfaqësua me dy ekipet të beach volleyt (femrat dhe meshkujt) si dhe me notarin Arti Krasniqi.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018