Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Edicioni i 3-të i Konferencës Barazia Gjinore dhe Diversiteti mblodhi panelistë të shumtë, ligjëroi këshilltarja globale për sport nga Australia, Graziella Thake

09.10.2019 17:55:21

Me panelistë të shumtë nga fusha të ndryshme dhe me pjesëmarrje masive u përshkrua edicioni i tretë i Konferencës Barazia Gjinore dhe Diversiteti, që u organizua sot nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe u mbajt në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.
Për të ligjëruar në konferencë nga Australia kishte ardhur këshilltarja globale për sport, Graziella Thake, e cila ligjëroi për Shëndetin Mental. Thake është edhe themeluese e organizatës “Optimisation Hub”, e cila ka për qëllim zhvillimin e sportistëve.
Ndër mysafirë të shumtë, të pranishme ishin edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, si dhe përfaqësuese të Ambasadave tjera.
Konferenca u hap nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili tha se Barazia Gjinore nuk është preokupim vetëm i vajzave.
“Barazia Gjinore duhet të jetë çështje dhe preokupim i burrave. Për më tepër, Barazia Gjinore është çështje e të drejtave të njeriut, thotë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Lëvizja Olimpike në Kosovë e cila përbëhet nga sportistët, trajnerët, zyrtarët, klubet dhe federatat, që drejtohet nga  KOK-ut ka bërë punë të konsiderueshme për Barazinë Gjinore, por duhet të bëjë edhe më shumë dhe më shpejtë”, tha ndër të tjera presidenti Hasani.
Duke mos llogaritur presidentin Hasani, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut përbëhet nga 9 meshkuj dhe pesë femra, ndërsa i pari i Lëvizjes Olimpike në Kosovë paralajmëroi se bazuar në shtimin e katër federatave të reja dhe 11 delegatëve në Asamblenë e ardhshme të KOK-ut, cikli Olimpik 2021-2024 do të përbëhet nga 9 meshkuj dhe 7 femra, ndërsa numri 50/50 do të bëhet pas Lojërave Olimpike 2024.
Presidenti Hasani bashkë me Graziella Thake dhe drejtorin e Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, ishin në panelin e parë, në të cilin diskutuan për gjendjen e Barazisë Gjinore në institucionet që drejtojnë.
Për gjendjen e Barazisë Gjinore dhe sfidat e tyre folën në panele të ndara edhe drejtueset femra të sportit, pro rektore të Universitetit të Prishtinës dhe zyrtare të larta nga Policia e Kosovës, moderatore të sportit, trajnere, sportiste,  si dhe drejtuese të sportit nëpër Komunat e Kosovës, të cilat me përvojat dhe rrëfimet e tyre bënë që diskutimet të ishin tejet atraktive.
Gjatë diskutimeve të ndryshme u akordua që të rritet edhe më shumë përfshirja e femrave në institucionet sportive në vend, dhe në përgjithësi në sport, ndërsa nga shteti dhe komunat u kërkua që të rriten edhe subvencionet për klubet e femrave.
Të gjitha pjesëmarrëset vlerësuan lartë organizimin e kësaj konference, e cila tashmë është bërë tradicionale.


Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018