Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Vendimet e dala nga mbledhja e 39-të e BE të KOK

01.11.2019 17:51:11

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës nën drejtimin e presidentit Besim Hasani, ka mbajtur mbledhjen e 39-të të saj, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala.

-    Forumi i tretë Inter-Rajonal i SIGA-s, do të mbahet më 10 dhjetor 2019 në Prishtinë. Pritet pjesëmarrja e mysafirëve të shumtë nga Komitetet Olimpike të Rajonit.
-    Përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Llozana 2019, po shkojnë sipas planprogramit të paraparë. Kosova pritet të përfaqësohet me 1-3 sportistë.
-    Komisioni Ad-hoc dhe Komisioni i sportistëve raporti për takimet me bursistët Olimpikë Tokio 2020, në lidhje me përgatitjet dhe performancën e tyre për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.
-    Janë selektuar kandidatët për ASMC 2, e cila pritet të fillojë më 8 - 10 nëntor.
-    Gala Mbrëmja e KOK-ut, me rastin e 5-vjetorit të njohjes së KOK nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të mbahet më 9 dhjetor 2019. Pritet pjesëmarrja e mysafirëve të huaj.
-    U aprovua kërkesa e “OJQ Priojekti 5cent” për t’u bërë KOK pjesë e aktivitetit Maratona humanitare dhe promovuese e sportit “Vrapo Babadimër”.


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018