Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani u takua me redaktorët e sportit

20.02.2015 22:59:09

Besim Hasani, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës me bashkëpunëtorë është takua sot me redaktorët e sportit të medieve të Kosovës. Temë diskutimi ishte bashkëpunimi i Komitetit Olimpik të Kosovës me mediet e shkruara dhe ato elekronike, por edhe për svidat që i presin ata në informimin e drejtpërdrejtë nga ngjarjet më të rëndësishme të sportit që i presin sportistët e Kosovës gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm.
Pasi falenderoi ata për prezencën dhe për përkushtimin që kanë për sportin e Kosovës, Besim Hasani, tha se gjatë këtij viti për sportistët e Kosovës i presin gara të shumta. Në plan të parë është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Evropiane që për herë të parë do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit nga 12-28 qershor 2015. Gjatë këtij viti do të mbahen edhe Lojërat Mesdhetare në Spanjë si dhe Lojërat Olimpike për të rinjë në Tbilisi të Gjeorgjisë. Vitin tjetër në Rio të Brazilit mbahet Olimpiada Botërore ku pritet po ashtu për herë të parë të përfaqësohen edhe sportistët nga Kosova.
Fokusi ynë shtoi, Hasani është i përqendruar që sa më denjësisht të prezantohemi në Baku, por edhe pjesëmarrja e sportistëve tanë varet nga përbushja e normave që duhet plotësuar dhe kjo do të jetë edhe një impuls që me rezultate të konsiderueshme të sigurohen normat në pjesën dërmuese të sporteve dhe për Olimpiadën Rio 2016, ka thënë në mes të tjerash, Besim Hasani.
Sa i përket Lojërave Olimpike Evropiane në Baku, u tha se në këtë lojëra do të mbarrin pjesë rreth 6000 sportistë të cilët do të garojnë në 20 sporte, në 31 disiplina sportive. Deri tashti janë të akredituar 466 gazetarë. Kosova pritet të marrë pjesë me disa sporte si në not, boks, çiklizëm, xhudo, karate, shenjëtari, ping pong, mundje, taekwondo, shigjetari e ndonjë sport tjetër, por natyrisht nëse përmbushen normat për pjesëmarrje në  këto degë sporti.
Mediet e Kosovës, redaktorët dhe gazetarët u tha mund të japin një kontribut të çmueshëm rreth pasqyrimit të drejtë dhe me kohë të përgatitjeve të sportistëve për këtë olimpiadë, por edhe përcjellja e tyre nga vendi i ngjarjes. Mjetet materiale nga pjesa dërmuese e medieve janë problem që mund të kufizojnë ata për të përcjellur këtë ngjarje sportive. Për këtë çështje u tha se do të bëhen përpjekje që pjesa dërmuese e medieve të shkruara dhe elektronike të raportojnë nga Azebajzhani. Për këtë pritet një përkrahje edhe nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Kuklturës, Rinisë dhe të Sportit, por edhe nga sponsorë të ndryshëm të cilët do t’i mbështesnin ata. Prezent në këtë takim ishin: Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Mehmet Bogujevci, Fatmir Makolli dhe Rexhep Selimi, si dhe përfaqësuesit e medieve, Lorik Arifaj, Blerim Vuniqi dhe Gani Kosumi/RTK/, Agim Binaku/RTV 21/, Arlind Grantolli/KTV/, Naim Selmani/Klan Kosova/, Valon Konushevici dhe Shpend Dobraja/Zeri/, Visar Loci/Koha ditore/. Takimi i radhës do të mbahet më 4 mars 2015, ku do të sqarohen edhe shumë gjera sa i përket pjesëmarrjes së sportistëve dhe zyrtarëve dhe përfaqësuesve të medieve në këtë ngjarjes sportive.
Gani KOSUMI

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0