Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Zyrtarizohen Bursat Olimpike për sportistët e Kosovës

04.03.2015 08:50:09

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka zyrtarizuar ndarjen e bursave Olimpike në vlerë prej 500 dollarësh në muaj për sportistët më të dalluar që pritet të marrin pjesë në ljërat e ardhshme Olimpike në Bakut të Azerbajxhanit dhe në Rio 2016 në Brazil. Kjo listë ishte dërguar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe është miratuar nga ky asociacion. Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se sportistët tanë i presin sfida të mëdha. Sportistët nënshkruan kontratat për bursat Olimpike. Përfitues janë 15 sportistë që do të marrin bursë Olimpike mujore nga 500 dollarë: Prishtinë: Lum Zhaveli, Rita Zeqiri (not). Fushë Kosovë: Erendita Gërguri (taekwondo). Ferizaj: Qëndrim Guri (çiklist). Pejë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Letrime Krasniqi (xhudo). Viti: Urata Rama, Lumturie Rama (shenjëtari). Dardanë: Musa Hajdari e Vijona Kryeziu (atletikë). Drenas: Hazir Asllani (shigjetari). Prizren: Armend Xhoxhaj (boks) e Kastriot Sedolli (mundje). Kjo është një ndihmesë e madhe për këta sportistë të cilët do të kenë kushte më të mira për përgatitje, jo vetëm për lojërat olimpike, por  edhe për kampionatet  evropiane e botërore. Me pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për sportistët e Kosovës janë hapur rrugët për garat ndërkombëtare, por tashti ata dhe trajnerët e tyre në të gjitha sportet i pret një punë e madhe për të ngritur cilësinë dhe për të arritur edhe normat për për garat e këtilla. G.K

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0