Administratorët e ardhshëm të sportit të Kosovës marrin përvoja në Durrës
16.03.2015 15:41:26
Gjatë fund në ambientet e Hotelit Belvedere në Durrës, Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe mbështetur nga Komiteti Olimpik Shqiptar është mbajtur Kursi për Administratorë të Sportit. Temë qendrore ishte Metodologjia e përpilimit te Planit Strategjik të Organizatave Sportive Olimpike me theks të veçantë në planin Strategjik të Komitetit Olimpi të Kosovës, sipas programit "Kontrolli dhe Vlerësimi Strategjik. Gjatë dy ditëve sa zgjati ky trajnim, morën pjesë përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës të prirë nag Besim Hasani, kryetar, nënkryetarët, Ramadan Selimi dhe Fatmir Makolli, Vjollca Krasniqi, anëtare si dhe Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm dhe Jeton Rudari, sekretar teknik i KOK-ut. Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga federatat e ndryshme sportive, pastaj nga drejtorit komunale të sportit, gazetarë , sponsor potencial , përfaqësues nga fakultetet e kulturës fizike, si dhe nga mjekësia sportive, përkatësisht Institutit të Antropologjisë Sportive. Ligjërues ishin:Z. Stavri Bello - Sekretar i Pergjithshem i KOKSH & Alumni i MEMOS Community nga IOC.Znj. Elda Gjoka - CEO e Genuine Effect & Alumni e MEMOS Community nga IOC.Z. Kliton Muça - Menaxher Projekti ne KOKSH & Alumni i MEMOS Community nga IOC.Si dhe Sadik Krasniqi, dekan I Fakultetit të Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës.Puna në grupe, aftësimi për përpilimin e Planit strategjik te KOK, Planit Strategjik te Organizatave Sportive Olimpike (OSO) dhe Planit Strategjik te sportit ne Kosovë. Gjatë punës u morën shembuj nga federata të ndryshme sportive, klube dhe organizata të tjera lidhur me realizimin e Planit strategjik për një mirëvajtje sa më të mirë të punëve, por edhe shfrytëzimin e mundësive dhe mënyrën e gjetjeve të burimeve për sigurimin e mjeteve materiale. Pos Ministrisë së Sportit, përkatësisht Departamentit të Sportit, format e tjera për realizimin e këtyre detyrave. Në këtë drejtim sponsorët, donatorët, federatat përkatëse ndërkombëtare, por edhe mediet luajnë një rol shumë të rëndësishëm që ndikojnë sidomos te sponsorët për të dhënë kontributin në sport.Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe rolit të Institutit të Antropologjisë Sportive, që përfaqësohej nga Dr. Agron Rexhepi ,drejtor dhe Dr, Sami Rexhepi, sekretar. Sipas përfaqësuesve të Institutit me prezencën e tyre dëshirojnë ti japin përkrahje Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe të tregojnë gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të realizimit sa më të mirë të synimeve të KOK-ut. Ngritja e përformancave të sportistëve dhe arritja e rezultateve sa më të mira sportive. Bashkëpunimi të cilin e ofron INASP-i ka të bëjë me realizimin e dy qëllimeve kryesore të Sportit: arritjen, ruajtjen dhe avancimin e mirëqenies bio-psiko-sociale të sportistëve dhe ngritjen e përfomancave të tyre. Këto qëllime do të realizohen me matjet e vazhdueshme morfo-funksionale të sportistëve, analizën e rezultateve, përpilimin e programeve gjegjëse stërvitëse dhe nutritive konformë kërkesave individuale, si dhe përcjelljen e përformancave të tyre.