Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Delegacioni i KOK po kryen vizite zyrtare ne zyrat qendrore te IOC

28.03.2015 14:25:02

Komiteti Olimpik i Kosovës  i udhëhequr nga Presidenti i KOK , z.Besim Hasani prej dy ditësh po zhvillon një vizitë zyrtare në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në kryeqytetin Olimpik Botëror, në Lozanë të Zvicrës.

Përgjatë datave 26 – 28 Mars 2015, janë duke u zhvilluar takime të rëndësishme institucionalisht për Komitetin Olimpik më të ri te pranuar ne IOC (Komitetin Olimpik Nderkombetar), i cili zyrtarisht u njoh në datën 9 Dhjetor  2014.

Delegacioni  përbëhet nga:
Z. Besim Hasani               President i KOK
Z. Mehmet Bogujevci       Sekretar i Përgjithshëm
Z. Shasivar Haxhijaj         Zv. President
Z. Fatmir Makolli               Zv. President
Znj. Vjollca Krasniqi         Anëtare
Znj. Shqipe Zogiani          Anëtare
Z. Ramadan Selimi           Anëtar
Z. Nezir Rama                    Anëtar

Delegacioni i KOK u prit me një program të detajuar, i cili përfshin takime dhe vizita në departamentet përkatëse që trajtojnë:

    Shërbimet Informative dhe Projektet
    Ditën Olimpike
    Solidaritetin Olimpik - Seksioni i trajnerëve; Seksioni i sportistëve; Seksioni i menaxhimit të NOC (Komiteteve Olimpike Kombëtare); Seksioni i Vlerave Olimpike.

Sot vijohet me takime në zyrat qëndrore të IOC, takime të njëpasnjëshme me: IOC TMS (Television and Marketing Services)  - Departamenti i Shërbimeve të Televizionit dhe Marketingut të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar;  me Departamentin Ndërkombëtar Social nëpërmes Sportit dhe Punëve Publike.
Ndërsa pjesa e tretë dhe e fundit e kësaj dite intensive  është rezervuar për vizita në qendrën studimore të IOC dhe Muzeun Olimpik.

Kjo vizitë do të pasohet me vizitën më të lartë protokollare së shpejti nga IOC në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Zyra e Medias & Marrëdhënieve me Publikun
Komiteti Olimpik i Kosovës

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0