Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Letër falenderimi e Presidentit te KON Z. Thomas Bach per mikepritjen ne Prishtine

28.04.2015 11:10:48

 Luzanë, 24 Prill 2015

I dashur President dhe Mik,

Ishte një kënaqësi e madhe të takoheshim në Prishtinë, vizita ime e parë zyrtare në Kosovë që kur KON njohu me të drejta të plota Komitetin Olimpik të Kosovës në Dhjetor 2014.

Ngrohtësinë e mirëpritjes tuaj në zyrat qendrore të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe entuziazmin e fëmijëve që morën pjesë në vrapimin e organizuar do të jetë diçka që nuk do ta harroj lehtë.

Më lejoni t’ju falenderoj gjithashtu edhe për mozaikun magjepsës të Nënë Terezës që më dhuruat. Është me të vërtetë një vepër arti e shkëlqyer dhe një kujtim shumë i mirë i vizitës tonë.

Si “fëmija ynë më iri”, ne do të ndjekim progresin e Komitetit Olimpik të Kosovës me shumë kujdes. Nëse atletët tuaj do të kenë fatin të fitojnë medalje në Lojrat Olimpike në Rio de Janeiro, do bëj më të mirën që të jem vetë aty për t’jua dorëzuar personalisht.

Siç edhe e përmenda gjatë bisedimeve tona, jam i sigurtë që kjo njohje do të ndihmojë në ndërtimin e kombit në vendin tuaj. Kjo, sepse sporti ka fuqinë të bashkojë njerëzit. Çdo kush mund të marrë pjesë. Në sport të gjithë njerëzit janë të barabartë – të gjitha grupet etnike, të gjitha kulturat dhe të gjitha fetë. Ishtë kënaqësi të dëgjoja që në vendin tuaj sporti është i hapur për të gjithë, pavarësisht prejardhjes.

Ju falenderoj edhe një herë për mikëpritjen e ngrohtë që rezervuat për mua dhe delegacionin gjatë qëndrimit në Prishtinë.

Me urimet më të mira

Thomas Bach

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0