Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sportististët e Kosovës arritën në Baku të Azerbajxhanit

11.06.2015 22:38:53

Ekpedita e Përfaqësueses së Kosovës prej 19 vetave në orët e mengjesit është nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari" për në Baku të Azerbajxhanit ku do të merrë pjesë në Lojërat Olimpike të Evropës që zhvillohen nga 12 deri më 28 qeshror 2015. Kësaj ekspedite i prinë Majlinda Kelmendi e cila edhe do ta bartë flamurin e Kosovës në këtë ngjarje sportive. Me ta nga Prishtina për në Stamboll dhe pas dite nga Stambolli për në Baku kanë udhëtuar pos Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, pastaj nga mundja Arlind Curri,Kastriot Sedolli dhe Edon Shala, garues si dhe Mustafë Syla, trajner dhe Naim Muja, kryetar i kësaj federate.Nga shenjëtaria, Lumturie Rama dhe Urata Rama dhe Ali Pllana, trajner. Nga boksi, Naser Shala dhe Armend Xhoxhaj, garues dhe Shefki Bogujevci, trajner.
Në ekspeditë gjenden edhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës. Afërdita Fazliu, zv.drejtoreshë në DSK, Muharrem Sahiti nga MKRS, Vjollca Krasniqi, KOK, Sanije Krasniqi, anëtare e Komisionit " Sporti dhe femra".Një pjese e tyre janë mysafirë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
 Ata kanë arritur në Baku dhe janë akomoduar, kurse të premtën, më 12 qershor në mbrëmje do marrin pjesë në hapjen solemne krahas sportistëve të tjerë nga shtetet evropiane.Me ta gjendet edhe Gani Kosumi, redaktor i sportit të Radio Kosovës i cili gjatë kësaj periudhe do të informojë për zhvillmet në Lojërat Olimpike të Evropës "Baku 2015. Varësisht nga datat kur janë paraparë në sportet e tjera që do të zhvillohen garat do të arrijnë edhe sportistët e tjerë.
Kështu spostistët e tjerë, në shigjetari, Hazir Asllani  dhe Lirie Sahiti, së bashku me trajnerin Agron Mala,
 do të gjenden nga 15-23 qershri, Pastaj çiklisti, Qendrim Guri me trajnerin Avni Nuha nga 16-23 qershor, notaret, Flakka Pruthi, Melisa Zhdrella, Lurit Muja me trajnerin Enver Hajredini nga20-28 qershor. Në teak ëondo do të jetë, Arbes Jahiri me trajnerin Nuhi Gashi nga 14-20 qershorre. Siç është e njohur, karateisti, Alvir Karaçi me trajneren Shqipe Zogiani dhe kryetarin e Federatës së Karatesë së Kosovës, në Baku gjenden nga 9-16 qershor. Alvin Karaçi do të jetë ndër të parët që do të fillojë betejat në sportin e karatesë.
Të gjitha këto informacione mund të mirren dhe përdoren për mjetet e informacionit në Kosovë dhe më gjerë. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0