Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sonte në mbrëmje Hapja solemne e Lojërve Olimpike të Evropës "Baku 2015"

12.06.2015 15:10:37

Për herë të parë në Evropë ,Komiteti Olimpik i Evropës organizon Lojërat Olimpike. Pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Kosova krahas 50 shteteve të tjera të Evropës për herë të parë prezantohet me sportistë në nëntë degë sporti, por edhe me një delegacion të zgjeruar që do të jetë prezent në këtë aktivitet sportiv ndërkombëtar.

Ceremonia e hapjes solemne të Lojërave Olimpike të Evropës "Baku 2015" është paraparë të zhvillohet të premten, më 12 qershor 2015  nga ora 21,00 sipas kohës lokale , kurse sipas kohës në Kosovë, dallimi në kohë është plotë tri orë, pra nga ora 18,00.

Hapja pretet të jetë madhështore  në stadiumin olimpik të Bakusë. Organizuesit e kësaj ngjarje sportive, Komiteti Olimpik i Azerbajxhanit, ka bërë të gjitha që nga pritja e mysafirëve dhe sportistëve, gazetarëve dhe të  ftuarit e tjerë që janë në një numër konsideruar. Kushtet për punë, por edhe objektet sportive janë të një niveli të lartë, bënë që sportistët të japin maksimunin tyre për arritjen e rezultateve kulmore.

Mbretëresha jonë e në sportit dhe kampionja e botës, Majlinda Kelmendi, do tu prijë me Flamurtin e Kosovës, sportistëve të Kosovës. Fatkeqësisht nga operimi i saj

 kohë më parë ajo nuk do të jetë në gjendje që edhe të bëjë gara në këtë garë, por ajo do të jetë pranë sportistëve për tu dhënë kurajo për këto gara.

Të gjitha biletat për hapjen solemne janë janë shitur, por shikuesit në Baku dhe në mbarë botën do të jenë në gjendje të përcjellin këtë ngjarje sportive nëpërmjet ekraneve televizive nga transemtimi i drejtpërdrejtë.G.K, 12 Qershor , Baku 2015 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0