Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Alvin Karaçi, nesër fillon betejat në Baku, mënjanohet karateisti nga Shqipëria Halil Marqeshi

13.06.2015 18:21:50

Sportistët nga 50 shtete të Evrpës, në mesin e të cilëve gjenden edhe 18 sportistë nga Kosova të cilët do të bëjnë gara në 9 sporte, kanë filluar garat në Lojërat Olimpike të Evropës "Baku 2015". Kështu në “Crystal Hall 3”, në një arenë mjaft mirë të realizuar, në brigjet e detit Kaspik kanë filluar duelet e karatesë. Ndër sportistët e parë të Kosovës që do të paraqiten  në gara është karateisti, Alvin Karaçi, i cili bënë gara në kumite/luftëra/ në kategorinë deri në 84 kilogram. Në eliminatore Karaçi të enjtën, më 14 qershor, në orën 9:30 sipas kohës në Kosovë në luftën e parë do të  pëballet me turkun Ugur Aktash, pastaj për kundërshtar do ti ketë edhe italianin Nello Maestri dhe polakun Kamil Ëarda. Në anën tjetër përfaqësuesi nga Shqipëria, Halil Marqeshi po ashtu në sportin e karatesë është mënjanuar nga garat në fazën e grupeve.  Ky konkurroi në “Kumite”, për peshën deri 60 kg. Shorti nuk u tregua bujar me Marqeshin, i cili u përball me kampionin e Evropës Luca Maresca, me spanjollin Matias Gomez Garsia dhe azerbajxhanasin Firdovsi Farzaliyev. Ndeshja e parë e Marqeshit ishte ajo përballë italianit kampion të Evropës Luca Mareska. Ky duel kaloi në shënjë të mbizotërimit të plotë të karatiestit italian duke e fituar këtë duel me rezultat 8:0. Në duelin e dytë Marqeshi u ndesh me Matias Gomez Garcia. Spanjolli e nisi me një goditje befasuese në kokë, duke marrë menjëherë 3 pikë. Më pastaj spanjolli fitoi edhe pikët e radhës dhe me rezultat bindës e fiton këtë duel 10:0. Dueli i fundit i karateistit shqiptar ishte me azerbajxhanasin Farzaliyev. Kundërshtari vendas ishte i motivuar në maksimum, pasi fitoi 2-4 me kampionin e Evropës, Farzaliyev e fitoi këtë përballje me rezultat 6:0. Marescka dhe Farzaliyiev u kualifikuan për në gjysmëfinale nga Grupi A.
G.K. 13 qershor , Baku 2015
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0