Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Përplasen shtatë çiklistë në Baku, ndër ta edhe Qëndrim Guri

21.06.2015 07:05:58

Sot, në programin e paradites, në garë në Lojërat Evropiane "Baku 2015" është paraqitur edhe çiklisti i Kosovës, Qëndrim Guri. Fatkesqësisht gjatë garës, një grup çiklistësh prej shtatë është përplasur ndërmjet veti, në mesin e të cilëve ishte edhe çiklisti nga Ksova, Qëndrim Guri. Sipas informacioneve që vijnë nga terreni grupi mjekësor ka bërë ndërherje urgjente dhe ata kanë marrë ndihmën e parë. Mësohet se Qëndrin Guri është dëmtuar në këmbën e majtë dhe ka të dëmtuar muskulin, por nuk është diçka serioze sa i përket këtij dëmtimi. Kështu ai së bashku me grupin e tij janë larguar nga garat. Garat e sotme kishte një gjatësi prej 218 kilometrash, kurse në te gara kanë bërë 125 çiklistë. Nga 125 çiklistë sa morën pjesë në këtë garë, vetëm 60 prej tyre e kanë përfundua garën.
Vendi i parë i ka takuar spanjollit, Leon Sanchez me kohë 5:08, 25 orë, pas tij janë renditur, Andriy Gvinko i Ukrahinës dhe Petr Vakoc i Sllovakisë me kohë 5:08,06 orë.
Nga programi i pasditës, veçojmë garat që do të zhvillohen  në atletikë, ku do të paraqiten atletët nga Shqipëria. Me interes pritet paraqitet, atleti nga Kosova Astri Kryeziu që i mbron ngjyrat e Shqipërisë. Ai bënë gara në disiplinën 400 metra dhe sipas kohës në Kosovë kjo disiplinë është paraparë të fillojë në orën 15,57 minuta. Ndërkaq shresa për medalje e Shqipërisë, Luiza Gega në disiplinën 800 metra do të paraqitet nga ora 17,10.
Të hënën, më 22 qershor, boksieri ynë, Armend Xhoxhaj, në çerk finale d të përballet me përfaqësuesin e Ukrainës, Oleksandr Khyzhniak. Ky dule sipas kohës në Kosovë, fillonë në orën 11,45 minuta.
G.Kosumi, 21 qershor, Baku 2015

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0